Rama ka komentuar sërish vendimin për mosthirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nga e Bruskelit, që është dhe nisja e negociatave, si pasojë e një vetoje bullgare.
Në fjalët e tij acide, plot ironi ndaj BE-së, Rama ndërfuti dhe shprehjen e hidhur “Vafsh në djall”.
“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën për të bllokuar të tjerët.
Në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se origjinali.
Kur hymë në këtë proces na u tha se ky ishte ilaçi magjik kundër nacionalizmit për të na bërë më të hapur dhe më demokratik, ndërsa me këtë që ndodh tani jemi më tepër pengje të nacionalizmave të BE.
Ne në Shqipëri e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për të nisur bisedimet.
Dasma e parë dhe nusja nuk erdhi, dasma e dytë nuk erdhi sërish nusja!
S’ka më përgatitje për një dasëm të tretë, vafshi në djall!
Ne s’mund të vzhdojmë me pritshmëri sepse është një vit i tërë me pritshmëri”.
Këto komente prej tij u bënë në Athinë, në një simpozium organizuar e moderuar nga ish-kryeministri Papandreu. /tesheshi.com/