Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren në zgjedhjet lokale kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë e Prishtinës.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama duke i uruar suksese Përparim Ramës në detyrën e re që do të marrë, thotë se është realitet sfidues fakti që Prishtina do të drejtohet nga një arkitekt.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan Rama.Lexo po ashtu:
Fitoren në zgjedhjet lokale, kandidatit të LDK ia ka uraur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Urime nga zemra për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazerinë mes kryeqyteteve tona! FORCA”, shkroi Veliaj.