Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, për festën e Kurban Bajramit nga faqja e tij në Facebook nëpërmjet hedhjes së fotos së një prej xhamive më të vjetra në vend.
Në një postim ai ka zgjedhur për ta shoqëruar urimin me foton e Xhamisë së Beqarëve në Berat, e cila siç shkruan kryeministri është një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër.
Më herët, besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin e Bajramit në sheshin “Skëndërbej”.