0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rama: Trump rrezik për SHBA-Shqipëri – New York Times shkrim për deklaratën

Më të lexuarat

New York Times i ka kushtuar një shkrim deklaratës që kryeministri Rama dha në Klan Kosova, ku zgjedhjen e mundshme të Donald Trump si President të SHBA, e cilësonte si kërcënim për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve…

Ja shkrimi që prestigjozja amerikane i ka kushtuar kësaj deklarate

Më pak se një javë nga vizita e parë në Washington, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë për kandidatin republikan amerikan Donald Trump se do të ishte një kërcënim për vendin e tij dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i përket marrëdhënieve bilaterale, nëse do të zgjidhej President.

Duke folur në një talk show të enjten në një televizion privat në Kosovë (Klan Kosova). Rama ka thënë që zgjedhja e Trump do të sillte “dëme të mëdha” për Shtetet e Bashkuara Amerikane dhe është edhe një “kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”

“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, tha Rama.

Rama ishte në Kosovën fqinje, dy vende me të njëjtën maxhrancë popullsie etnike shqiptare, për të marrë pjesë në ceremoninë e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama saktësoi se nuk u referohej republikanëve, por një “personazhi që ka shqetësuar” disa republikanë, të cilët tani janë gati të votojnë Hillary Clinton.

Rama, lider i qeverisë qendrore të së majtës, nga Partia Socialiste, do të jetë për një vizitë në Ëashington, javën e ardhshme, ku ka në program të takojë Presidentin Barack Obama dhe zv/presidentin Joe Biden.

ramaaaa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit