9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rama: Njohje e diplomave Shqipëri-Kosovë, heqje e kontrolleve kufitare mes dy vendeve, unifikim të tregut

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp pas mbledhjes së Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Edi Rama njoftoi të gjitha vendimet e rëndësishme për të cilat dy qeveritë kishin rënë dakord duke filluar me datën 27 nëntor 2017, kur do të zhvillohet në Korçë, mbledhja e përbashkët e dy qeverise.

Lidhur me lëvizjen e lirë, ai tha se qytetarët e dy vendeve ndeshen me një muri absurd dhe vitin e ardhshëm ne duam ta nisim me një mur simetrik, ku nuk do të hiqen për fare kontrollet, por do të jenë aq të rralla sa mund t’i bjerë të mos ketë kurrë kontroll. Po ashtu, ekuvalentimin e diplomave dhe lehtësi në tregun e punës.

Së dyti, kemi dakortësi të plotë, unifikimi i tregut tonë duhet t’i paraprijë si model tregut rajonal dhe në kundërshtim të hapur me të gjitha teorita e konspiracionit për zonën elirë rajonale, Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë të jenë shembulli që i paraprin krijimit të zonës së lirë rajonale.

Do të kemi bashkim doganor në portin e Durrësit.

Do të vazhdojmë me mbajtjen e një konsullate të përbashkët për të dy vendet.

Po ashtu, diplomacia jonë do të jetë më aktive për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Do të mbështesim dialogun e Prishtinës me Beogradin duke qënë në krahun e Kosovës për një zgjidhje realiste dhe çlirimin e Serbisë nga makthi i Kosovës.

Z. Haradinaj, ju e ndieni se këtu jeni në shtëpinë tuaj, madje banor i njesisë 4. ku qendron z.Pandeli Majko, por meqë jemi dy shtete do t’i bëjmë ceremonitë zyrtare.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155177512696523/

Z. Haradinaj! Ditë më parë përfaqësuesit e Malit të Zi thanë se çështja e Demarkacionit është e kryer për ta. Cili është plani juaj për këtë çështje? Z. Rama? Po mbështetja juaj në këtë aspekt?

Haradinaj: Kosova ka traditë të mirë bashkëpunimi dhe ndjenja të mirë për popullin e Malit të Zi. T’ju them të drejtën këto 20 vitet e fundit, Mali i Zi nuk është “koritë” me popullin e Kosovës, edhe në kohërat e vështira, të krizës. Por edhe Kosova ka qënë shumë e kujdesshme për momentet kyçe të Malit të Zi. Përfshirë pavarësisë dhe momente të tjera. Tema e shënimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi është në një moment ku Kosova po procedon në lidhje me rregullativin e vet, me obligimet e veta. Kur kemi një situatë të re, me siguri që do t’i drejtohemi vendit fqinj, kur të kemi një situatë më të qartë të gjeturave tona. Deri atëhërë mund ta çojmë një porosi që interesimi ynë është që këto marrëdhënie me Malin e Zi t’i forcojmë.

Rama: Në këtë pikë unë dua të jem i hapur dhe i sinqertë. Interesi i Kosovës është zgjdihja sa më parë e këtij problemi, i cili ëhstë kthyer në një ngërç në lidhje me marërdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare. Natyrisht, ka një proces të natyrshëm fiziologjik, kalimi nga opozita në Qeveri, kështu që Kryeministri kërkon dhe pak kohë besoj që të ndahet nga pozicioni i tij opozitar ndaj këtij problemi ashtu siç unë do të dëshiroja që të mos shikoja kryeministrin e deridjeshëm të Kosovës të shkonte tek një pozicion opozitar në raport me një çështje për të ciën ai ka qënë dakord dhe ka fajësuar opozitën e deridjeshme. Ky është një problem që nuk është i Malit të Zi. Është një problem politik brenda i Kosovës dhe do ta zgjidhë Kosova në funksion të harmonisë së vet.

Përsa i përket pastas asaj që Kryeministri tha për Malin e Zi, unë nuk mund veç ta përforcoj duke thënë se Mali i Zi është një vend dhe popull mik i padiskutueshëm me të cilin shqiptarët kanë pasu marrëdhënie të shkëlqyera. Shqiptarët e kanë shpëtuar dy herë Malin e Zi në kuptimin më të mirë të fjalës dhe janë faktor garant për gjithë procesin ku Mali i Zi ka hyrë me një kurajo të jashtëzakonshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit