1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rama nga Beogradi: S’biem dakord për Kosovën, por…

Më të lexuarat

Një qasje ndryshe e raporteve Shqipëri-Serbi

Kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet në rajon më të mira se më parë por jo aq të mira sa duhet të jenë.

Në një intervistë për Euronews Serbia, ai risolli në vëmendje vizitën e tij të parë në Beograd 8 vjet më parë, 68 vjet pas vizitës së parë të nivelit të lartë nga Shqipëria në Serbi, ose në Jugosllavi.

Ai theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovës, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna tek bashkëpunimi në çështje të tjera.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njërit-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës, mund të zgjidhen vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur jo duke refuzuar të shihen.

“Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”, tha Rama.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë mund të përmirësohen bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, ato arsimore, kulturore, sportive dhe gjithçka. /EA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit