2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Rama në OKB: Jam katolik, kam djalë ortodoks dhe grua myslimane

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në panelin e OKB­së në Nju Jork për harmoninë fetare dhe luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Sipas Ramës qasja dhe vlerat e Shqipërisë ndaj fesë duhen marrë shembull për luftën ndaj ekstremizmit fetar.

“Duhet ta luftojmë terrorizmin duke patur parasysh vlerat tona”, tha

Rama. Ai befasoi të pranishmit kur foli për besimin fetar në familjen e tij.

“Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks. Ndërsa djali tjetër, i sapolindur duhet të vendosë vetë për besimin e tij, edhe pse Papa Françesku e ka bekuar dy herë.

Ai është me fat se jeton në një vend ku askush nuk do t’ia imponojë një besim fetar. Ai jeton në vendin ku Papa Françesku e bekoi për tolerancën fetora”, tha Rama./Panorama

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit