-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama, Meta, Basha e Hoxhaj urojnë – Kurti, Osmani, Abdixhiku e Haradinaj e harrojnë Natën e Kadrit

Më të lexuarat

Sonte është Nata e Kadrit e cila ka vlerë të madhe për besimtarët myslimanë.

Me këtë rast liderët shtetërorë të Shqipërisë kanë uruar besimtarët e fesë islame nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar “U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë”.

Derisa i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta, tha se Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.

“Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja”, ka shkruar Meta.

Pos tyre, natën në të cilën besohet se ka zbritur libri i shenjtë i Kuranit e uroi edhe kryeopozitari, Lulzim Basha

“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Një gjë të tillë nuk e bënë edhe homologët e tyre në Kosovë.

Osmani e Kurti nuk kanë postuar asnjë urim për Natën e Kadrit në rrjetet sociale – Facebook e Twitter – ku zakonisht bëjnë postime.

Natën e Madhe nuk e ka uruar as lideri i partisë më të madhe opozitare Lumir Abdixhiku, e as Ramush Haradinaj si kreu i AAK-së që zakonisht nuk harron t”i urojë festat fetare të besimeve të ndryshme që janë në Kosovë.

Krejt ndryshe ka vepruar një opozitar tjetër. Enver Hoxhaj i PDK-së e ka uruar Natën e Madhe të Kadrit nga Prizreni.

“Sonte, në Natën e Madhe të Kadrit, kisha kënaqësinë që me miq e bashkëpunëtorë të jem në qytetin e bukur të Prizrenit. Në këtë natë, më të vlefshmen ndër netë, bekimi i Zotit qoftë në zemrën e secilit besimtar e besimtare. Faleminderit miqve, Kryetarit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berishës, kryetarit të Degës, Shaqir Totaj e ndërmarësit të suksesshëm, Irfan Fusha për iftarin e këndshëm. Urime të gjithë besimtarëve kjo Natë e Shenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit