-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rama me porosi nga shokët e Profetit Muhamed: ‘O ju njerëz, shpërndahuni që ‘zjarri’ mos të ketë me çka të ndizet’!

Më të lexuarat

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë si në rastin e tërmetit e po ashtu gjatë fazës ku vendi është izoluar për shkak të virusit Korona, vazhdon të shpërndanë thënie të ndryshme fetare nga fe të ndryshme. Sigurisht ai shpërndan më shumë thënie gjatë karakterë fetar Islam, për shkak se shqiptarët janë në shumicë musliman. Ai shpeshherë i ngatërron urtësinë me atë çfarë është e shenjtë në Islam. Megjithëse ngatërresa e tij me dije apo padije është se ai i bënë të gjitha shënimet fetare të shenjta, megjithëse ato janë nganjëherë urtësi që kanë nxjerrë dijetarët apo thënie të shokëve të Profetit Muhamed.

Me këtë tërheqim vërejtjen mbi keqpërdorimin e ajeteve/verseteve të Kuranit apo hadithet e Profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke i përdorur për propagandë apo në funksion të propagandës nga Rama. Ai nganjëherë i përkthen dhe përshtat sipas asaj që i përshtatet atij, e jo që ato janë thënë ashtu nga Zoti në Kuran apo se ashtu është thënia e Profetit Muhamed.

Mendojmë që hoxhallarët shqiptarë duhet të na afrojnë ndonjë studim mbi të vërtetën e thënieve që kanë kontacion fetar Islam nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai sot ka postuar një thënie nga shoku i Profetit Muhamed, Amër ibnul Asi i cili ka thënë:“O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jenë lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shuhet”

Por edhe mbi këtë udhëzim praktik nga shokët e Profetit kur u përballën e kolerën, ai e bënë fjalë të shenjtë kur në fakt është një udhëzim praktik për mos përhapjen e sëmundjes. Duke qenë se njerëzit sot bëjnë pak për të vërtetuar një thënie apo lajm, ajo hahet si fjalë e shenjtë!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit