Ndryshe nga sa deri më tani, postimi mëngjesor i kryeministrit Rama ka qenë krejt tjetër, me nota trishtimi. Ai ka shfaqur pamjet e një varfërie ekstreme të një familjeje muslimane në Shijak, duke u premtuar ndryshim të gjendjes.
“Do merrem unë me këtë çështje, do ta rindërtojmë komplet, do ta mobilojmë dhe ju do keni dhomë për të mësuar, ti të vazhdosh të marrësh 10-ta. Do ta bëjmë, do ta bëjmë shumë shpejt, ta kam dhënë fjalën që do vij, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme, është situatë shumë e frikshme. Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri”, kanë qenë fjalët e shefit të qeverisë, drejtuar familjarëve.
Videoja në sfond, për paradoks, ka patur si kolonë zanore një tip arieje me nuanca të një muzike kishtare. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/