0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama kritika ndaj Kurtit: Kosova duhet të dalë prej qorrsokakut me dialog, e jo me policë e keqtrajtim të miqve

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s.

Në mesazhin e tij për këtë ditë, Rama në mënyrë indirekte ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova.

Kryeministri shqiptar ka thënë se sot është dita për të reflektuar dhe për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku.

“Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Edi Rama ditë më parë ka bërë të ditur se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për çfarë është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë konferencës për media që mbajti ku njoftoj për këtë draft që i ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës, Rama gjithashtu tha se sot nuk është në pyetje fati i Albin Kurtit por i Republikës së Kosovës.

Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë. Unë dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Unë nuk e sulmoj Albin Kurtin, atë e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhi kështu. Nuk jam as për të gjykuar e aq më pak për të sulmuar Albin Kurtin”, tha Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit