1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rama: I mirëpresim refugjatët sirianë

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ka folur për krizën e refugjatëve me të cilën po përballet Europa.
Ai deklaroi se Shqipëria nuk do të mbyllë kufijtë për refugjatët nëse do të përballet ndonjëherë me një sfidë të tillë.

“Mungesa e një politike të qartë në Siri dhe në vendet arabe na ka çuar në një gjendje shumë të rëndë. Shqipëria është një vend shumë i vogël, edhe pse në rritje, kështu që është e vështirë të japim këshilla. Deri tani nuk jemi përballur me këtë sfidë, pasi tendenca është largimi drejt veriut, drejt Gjermanisë. Kur dëgjojmë që ngrihen “muret e turpit” për refugjatët, ne qeshim, pasi në vitin 1999 mirëpritëm gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës. I krijuam mundësinë vendeve të NATO-s të lironin Kosovën. Nëse ne e mbajtëm atë dyndje, Europa mund t’ia dalë pa dyshim”, është shprehur kryeministri Rama.

Ndërkaq në lidhje me gazsjellësin e TAP-it, kryeministri tha se të ndalosh realizimin e këtij projekti është të ndalosh një burim shumë të rëndësishëm për të ardhmen, pasi është një “projekt shumë i rëndësishëm strategjik dhe shumë i favorshëm gjeopolitikisht”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit