4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama flet për takimin në Bruksel: Askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti, ka bërë gjënë e duhur

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për takimin e djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Rama përmes një postimi në Twitter ka shkruar se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen, dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në “këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit”.

“E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se uron që Albin Kurtin mos ta akuzojnë për tradhti.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!

— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2023

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit