4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rama falënderon Erdoanin për uniformat

Më të lexuarat

“Dua ti shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim Qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë”, tha Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë aktivitetit “Policia e gjeneratës së re”.

 

Policia shqiptare, tashmë është me uniformat e reja.  Prezantimi u bë të hënën pasdreke gjatë një ceremonie para ministrisë së Brendshme, në Tiranë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalën e tij, gjatë prezantimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit, tha se forcat e rendit të Shqipërisë përmes kësaj uniforme do ti japin një pamje të re shtetit, jo vetëm paraqitja por dhe ajo përmbajtësore.

Sipas Ramës, policia ka pësuar një shndërrim rrënjësor në këto tre vite, teksa nënvizoi se Policia e Shtetit tashmë është nga më të mirat në rajon.

“Kush thotë se kjo është fasada nuk kupton se kjo është pjesë e të qenit pjesë e policisë së Shtetit. Policia e Shtetit nuk është një zyrë pune për ata pa shkollë apo ato jashtë moshe apo për ata që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Por në radhë të parë është një detyrë që kushdo që ka privilegjin, ta bëjë me dinjitet të plotë, si qytetarë dhe shërbëtorë i këtij vendi”, tha ai.

Gjithashtu kryeministri shqiptar gjatë përshëndetjes së tij falënderoi qeverinë turke për këtë mbështetje të rëndësishme, kryesisht Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Qysh në fillim dua ti shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot policia jonë e shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara ku pjesa e uniformave operacionale është tanimë në dispozicion të të gjithë atyre që në punën e vështirë të terrenit e kanë të domosdoshme këtë uniformë”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahirifalënderoi  partnerët  turq që pas tre vitesh u përfundua ky “projekt i rëndësishëm”.

Ministri Tahiri foli dhe për dy projekte të tjera të policisë: Polici i zonës dhe polici vullnetar.

“Do nisim pilotimin e një modeli tërësisht të ri, policit të zonës, si partneri më i parë i qytetarit që nuk do të jetë më tek dera e shtëpisë për ndonjë hall, por do të jetë aty për të ndihmuar.

Shpejt do hapim dyert për të rinjtë e të rejat që duan të shërbejnë vullnetarisht në polici. Qoftë dhe dy orë të lira në një apo 5 ditë të javës dhe duan ti shfrytëzojnë  për  komunitetin”, -tha ndër të tjera Ministri Tahiri.

Drejtori Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se kjo uniformë i jep freski policisë së Shtetit për të mbërritur rezultate edhe më të mëdha. Ai tha se Policia e Shtetit në këto tre vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri për falënderimin e Turqisë në lidhje me uniformat e policisë kanë pasur një jehonë të gjerë në mediat shqiptare.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit