-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Raketat ruse mbërrijnë në Siri

Më të lexuarat

Ka mbërritur në Siri ngarkesa e parë e një sistemi të avancuar raketash ruse, ka bërë të ditur presidenti sirian Bashar al Assad në një intervistë për një televizion libanez.

Rusia deklaroi se do të vazhdonte dërgimin e armëve në Siri menjëherë pasi Bashkimi Evropian hoqi embargon e armëve për këtë vend.

Presidenti Assad raportohet t’i ketë thënë gjithashtu televizionit të lidhur me lëvizjen Hezbollah, Manar TV, se batica e luftës po ndërron drejtim.

“Siria ka marrë ngarkesën e parë të sistemit rus të raketave S-300. Ngarkesat e tjera do të mbërrijnë së shpejti”, ka deklaruar Assad në intervistë.

S-300 është një sistem raketash shumë i fuqishëm i tipit tokë-ajër, që mund të godasë gjithashtu aeroplanmbajtëset, si dhe të qëllojë raketa balistike.

Disa analistë e kanë cilësuar dërgimin dhe përdorimin e raketave si një element që mund të ndryshojë “rrjedhën e lojës” në konfliktin sirian.

Gjithashtu, ekziston frika se raketat mund të çojnë dëm përpjekjet për mbajtjen e një konference për paqen në Siri, e parashikuar për në muajin qershor në Gjenevë.

Më herët një lider i rebelëve tha për BBC se lëvizja Hezbollah po pushtonte Sirinë. Gjenerali Selim Idriss, në një intervistë për BBC deklaroi se mbi 7 mijë luftëtarë të lëvizjes shiite po marrin pjesë në sulmet ndaj kryengritësve në qytetin e Kusairit.

Ndërsa një ditë më parë, ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem tha se forcat e armatosura siriane kanë rinisur ofensivën. “Trupat tona janë rikthyer në veprim”, deklaroi ministri për mediat libaneze.
/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit