1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Siri: Forcat e Basharit vrasin edhe perëndimorë

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror sirian raportoi të enjten se forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë vrarë 3 perëndimorë, përfshi një grua amerikane dhe një qytetar britanik, të cilët, sipas televizionit, ishin duke luftuar me përkrah rebelëve dhe u gjetën me armë.

Televizioni sirian ka identifikuar gruan, duke publikuar imazhet e patentës së saj, një qytetare e Michigan-it, dhe pasaportën amerikane të saj. Ai publikoi gjithashtu emrin dhe pasaportën e qytetarit britanik. Por, emri i personit të tretë nuk u identifikua, edhe pse televizioni thotë se është përsëri një perëndimor.

Raporti thotë se të tre atyre iu ngrit një pritë në makinën e tyre, në provincën e trazuar të Idlib-it, në veri-perëndim të Sirisë, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me rebelët për të marrë kontrollin.

Pamjet televizive treguan një makinë të bërë “shoshë” nga plumbat dhe 3 trupat e shtrirë jashtë saj. Aty shfaqeshin edhe armë, një kompjuter, një hartë e vizatuar me dorë për një objekt ushtarak qeveritar dhe një flamur.

Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të faktit se një grua amerikane ishte vrarë dhe se po punonte me një mision të Çekisë në Siri, për të siguruar më shumë informacione, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetet në kushtet e anonimatit, për CNN.

Duke theksuar shqetësimet e privatësisë, zyrtari tha “e kemi të pamundur të komentojmë më shumë”. Një familjar i gruas amerikane tha se ishte informuar nga FBI-ja për vdekjen e saj. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit