-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Raketat ruse bien mbi Poloninë, mbledhje urgjente në vendin e NATO-s

Më të lexuarat

Associated Press citoi një zyrtar të lartë amerikan që theksoi se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në Poloninë lindore, jo shumë larg kufirit me Ukrainën.

Radio Lublin raportoi se zyrtarët e emergjencës dhe trupat e ushtrisë kanë arritur në vendin e shpërthimit në fshatin Przewodow të rrethit Lublin.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

“Shkaktarët e këtij incidenti nuk dihen për momentin”, tha Martin Lebiedowicz, zëdhënës i zyrës lokale të Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve.

“Kemi marrë një raport për një shpërthim në një oborr. Me të mbërritur, ne konfirmojmë se diçka e tillë ka ndodhur. Për momentin, ne po sigurojmë skenën e incidentit”, tha Lebiedowicz.

Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller, menjëherë pas raporteve të shpërthimit, tha se kryeministri Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të nivelit të lartë.

Ndërkohë, Associated Press citoi një zyrtar të lartë amerikan që theksoi se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.

Situata thuhet se është kritike pas sulmit të fundit nga forcat ruse në objektet e infrastrukturës energjetike në Ukrainë. Disa nga raketat goditën pjesën perëndimore të vendit, afër kufirit me Poloninë.

Reagojnë ShBA dhe Rusia

Ndërkohë, në një deklaratë për media, zëdhënësi i Pentagonit Patric Ryder tha se për momentin nuk mund të konfirmojë ose mohojë rënien e raketave ruse në Ukrainë.

“Nuk mund të spekuloj kur bëhet fjalë për angazhimin tonë të sigurisë dhe Nenin 5. Por e kemi bërë të qartë se do të mbrojmë çdo milimetër të territorit të NATO-s”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder.

Nga ana tjetër Rusia mohon kategorikisht lidhjet me këtë ngjarje.

“Fragmentet e publikuara në ndjekje të nxehtë nga media polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë të bëjnë me armët ruse”, thotë Rusia.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit