0.1 C
Pristina
Monday, January 6, 2025

Raketa, bomba dhe helikopterë: SHBA planifikon t’i shesë Izraelit armë me vlerë tetë miliardë dollarë

Më të lexuarat

Deklarata më cinike e mundshme nga administrata Biden që justifikon këtë akt

Administrata Biden ka informuar jozyrtarisht Kongresin Amerikan se ka propozuar një shitje prej tetë miliardë dollarë armë për Izraelin: municione për avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues. Është Axios që e jep këtë lajm, duke cituar dy burime.

Që marrëveshja të zbatohet, kërkohet miratimi i komisioneve të brendshme dhe të senatit. Armët e planifikuara për t’u shitur përfshijnë municione artilerie me raketa ajër-ajër të përdorura për të mbrojtur avionët luftarakë kundër kërcënimeve të tilla si dronët, thuhet në raport.

“Presidenti (Biden) tha qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë qytetarët e tij, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar humanitar, si dhe të pengojë sulmet nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha zyrtari amerikan, sipas Axios.

Pra, ndërsa Izraeli po kryen një gjenocid në Gaza, duke shkelur haptazi ligjin ndërkombëtar e atë humanitar, në mënyrën më cinike, administrata e Bidenit në ikje shqetësohet se mos këto ligje shkelen kundra shtetit sionist.

Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar për t’i dhënë fund luftës 15-mujore të Izraelit në Gaza. Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon më 20 janar, kur Donald Trump do të zërë vendin e tij. /teshesh.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit