4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Radman: Modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë për Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se modeli kroat i rregullimit të pakicës serbe mund të shërbejë si shembull edhe për Kosovën.

Në vizitën e sotme të tij në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten kosovare, ai tha se ky model ka pasur sukses në Kroaci, por se varet nga shtetet sa mund të zbatohet tek sistemet e tjera.

Ministri deklaroi se Kroacia e mbështet çdo marrëveshje mes palëve që çon në dakordimin e raporteve, derisa shtoi se e anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i madh.

“Në takim kemi përmendur gjithashtu edhe rëndësinë e mbetjes së një kolone të vogël prej diku 150 njerëzve që jetojnë në Janjevë, e që bëhet fjalë për një komunitet të varfër të cilëve duhet të ju ndihmojmë. Të bëjmë përpjekje që të ofrojmë sigurinë e tyre personale dhe të pronës së tyre…Kroacia ka qenë ndër të parat që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu e përshëndesim vendimin e fundit të këshillit të Ministrave që e ka votuar dhe mbështetur aplikimin për anëtarësim në Këshilli e Evropës. Mendojmë që ky do të jetë një hap i madh për Kosovën anëtarësimi në Këshillin e Evropës”, deklaroi Radman.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se asnjë Asociacion që shkel kushtetutën e Kosovës nuk është zgjidhje.

“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë, dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha ministrja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit