0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Radioja spiune” që mund ta dëgjojë kushdo

Më të lexuarat

Korrespodenti i BBC-së për sigurinë, Gordon Corera, thuajse për një dekadë ka investiguar botën e numrave përmes një stacioni radiofonik.

Për një dekadë, njerëzit në të gjithë botën kanë pasur mundësinë të dëgjojnë këtë transmetim misterioz spiunazhi vetëm me një radio të thjesht

Ajo është një radio për spinuazhin që transmeton mesazhe të koduara të agjentëve dhe njihet si stacioni i numrave dhe kushdo mund ta dëgjojë.

“Ajo punon shumë thjesht dhe kjo është ajo që të tërheq. Ajo transmeton numra që duken si të zakonshëm, dhe për ju mund të marrin kuptim nëse keni librin e duhur të deshifrimit. Pra, 12587948 mund të nënkuptojë ‘vjedh reaktorët bërthamorë’. Por si ta kuptoni që po jepet një mesazh. Puna është se ndonjëherë stacioni i numrave transmeton muzikë, për tu bërë të ditur se mesazhi do të nisë pas pak”, thotë Corera, transmeton TCH.

Ai jep si shembull një agjent sekret britanik, ku para dhënies së mesazhit jepet një këngë popullore britanike “The Lincolnshire Poacher”.

Corera thotë se në kohën e luftës së ftohtë janë përdorur mjaft këto kode, dhe megjithëse teknologjia ka avancuar ato nuk u zhdukën. Në 20 vitet e fundit agjentë sekretë në Amerikë dhe Evropë janë kapur duke përdorur këto numra.

“Avantazhi i kësaj teknike është se spiunët nuk kanë nevojë për një ekip të specializuar për të kapur mesazhin, vetëm një radio, për të qenë më pak të dyshuar. Dhe në botën moderne të mbikëqyrjes digjitale avantazh tjetër i saj është se nuk do të duhet të lidhesh me internetin apo të bësh diçka që do të linte gjurmë digjitale që ti ndjekë dikush tjetër”, vijon Corera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit