0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Radio Dukagjini, mediumi i parë në Kosovë që shkurton orarin e punës të premteve

Më të lexuarat

Radio Dukagjini ka marrë një vendim të rëndësishëm duke u bërë mediumi i parë në vend që vendos të shkurtojë orarin e punës për të gjithë stafin e saj çdo të premte.

Ky ndryshim u tha se do të sjellë një ritëm të ri dhe më të balancuar të punës për punonjësit.

Edita Doli, drejtoreshë e Radio Dukagjinit, ka ndarë detaje ekskluzive për Telegrafin rreth këtij vendimi.

“Radio Dukagjini ka marrë vendim që prej kësaj të premte e çdo të premte tjetër ta shkurtojnë orarin e punës. Radio Dukagjini bëhet mediumi i parë që shkurton orarin e punës” theksoi Doli.

Sipas saj, shumica e operatorëve teknikë do të punojnë vetëm katër orë, në vend të orarit të zakonshëm prej tetë orësh.

Ndërkohë, moderatorët do të vazhdojnë të realizojnë emisionet e tyre, të cilat, siç shtoi Doli, zgjasin deri në dy orë dhe me aq përfundon orari. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit