1- Nje trashëgimi e urrejtjes
Në librat e shenjta te Ithtareve te Librit (Jehudet dhe te krishteret) verehet qarte burimi i racizmit dhe urrejtjes,i cili buron nga gjuhët,urrejtja dhe armiqesia e tyre , te cilen disa prej tyre ia etiketojne arabeve,muslimaneve dhe babait te tyre,Ismailit,Alejhi selam([1]).
2- Ithtaret e Librit dhe lufta
Nese ne do te vënim bast se duam patjeter t’a njohim qendrimin e Ithtereve te Librit ndaj luftes,atehere na duhet te kthehemi tek burimet dhe librat e tyre te shenjta, ne te cilat mbeshteten.
Sipas besimeve te krishtera,pushtetei i Mesihut Isa ne toke,është obligim i patjetersuar ,te cilin duhet besuar te gjithe pasuesit e tij([2]).
Ne disa Inxhile është thënë se Isau ka urdheruar te therren (mbyten) te gjithe armiqte e tij,te cilet refuzuan pushtetin e tij mbi ta([3]).
Ndersa sa i perket Islamit,ai ndalon luftimin e atyre,te cilet nuk i luftojne muslimanet ne fe,pamarre parasysh se cfare feje i perkasin,dhe nuk i debon nga shtepite e tyre e as nuk iu kercenohen me nje gje te tille([4]).
3- Meshira e Islamit ne arenën e luftes
Urdherat e Pejgamberit,Alejhi selam, drejtuar Muxhahedineve ishin te qarta dhe te perkufizuara.I Kishte porositur qe te paisen me edukate njerzore, madje edhe ne keto raste ku balle per balle ndeshen me armikun. I kishte ndaluar t’i masakrojne kufomat e te vrareve,te mos i vrasin femijet,grate,pleqet e shtyre ne moshe,kleriket fetare,puntoret e armiqeve, te cilet i shfrytezonin per gjera normale e jo per lufte.Poashtu i kishte porositur qe te mos tradhetojne dhe te mos vjedhin pre-në e luftes.
Po te shfletonim faqet e historise se xhihadit ne Islam, do te gjenim se vet historia deshmon se ata nuk fillonin t’i shkaterrojne banesat e qytetit ,perveq nese armiku fillonte me nje gje te tille([5]).
4- Falja me mundesi hakmarrjeje është moral islam
Ajetet kur’anore,te cilat nxisin per falje dhe zemerbutesi,jane te shumta.Ata qe jane stolisur me nje edukate te tille,lavdohen ne Kur’an,duke mos shiquar se falja e tyre është per muslimanin apo ithtaret e feve tjera([6]).
Tregimi i Hapjes-Clirimit te Mekkes është argumenti me i qarte per te pershkruar mbajtjen e Pejgamberit,Alejhi selam, per parimet e Zotit te tij,te cilat njeherit perbejne zbatimin praktik te keshillave-porosive morale,te cilat Allahu,subhanehu ve teala, i shpalli ne Kur’anin Famelarte.
Pejgamberit,Alejhi selam,logjikisht,do ti lejohej hakmarrja ndaj vendit,i cili e ndeshkoi atë dhe pasuesit e tij si dhe i debuan nga shtepite e tyre,por..por cka? Cfare beri Pejgamberi Alejhi selam kur hyri ne Mekke? Urdheroi te mbyten te gjithe armiqet e tij? Urdheroi te varen ne Qabene e Ndritshme? Urdheroi kete e ate …Jo,por kur hyri si ngadhenjyes,i fali te gjithe dhe tha fjalen e tij te perjetshme” Nuk ka denim sot per ju.Shkoni se ju jeni te lire”. Pak çaste me parë kishte thene ” Kush hyn ne shtepine e Ebu Sufjanit eshte i sigurte,kush e mbylle deren e vet eshte i sigurte dhe kush hyn ne Shtepine e Shenjte eshte i sigurte”([7]).
Tash bëje nje analogji ne mes metodes gjakatare te disa “Çliruesve” nën komanden e disa pejgambereve te Beni Isaraileve (jehudeve),per cka informatat do t’i huazojme nga burimet e shenjta te Ithtareve te Librit. “Kur mbizotruan mbi qytetin Eriha,masakruan te gjithe banoret e tij,burra e gra,femije e pleq,madje edhe kafshet,delet dhe gomaret i kishin mbytur me shpate,per t’a kurorezuar këtë “sukses” me diegien e teresishme te qytetit([8]).
5- Vëllazëria dhe barazia ne Islam
Islami vellazerimin ne mes njerzve e ka bere si argument dhe domosdoshmeri te besimit([9]).
Islami verteton se njerzit jane te barabarte dhe se ata jane te krijuar prej nje veteje([10]) sikurse qe verteton se nuk ka favorizim ne mes racave,popujve perveqse me devotshmeri.
Sipas Islamit,vlera e njeriut mund te realizohet vetem atehere kur njeriu t’a kuptoje qellimin per te cilin eshte krijuar dhe se favorizimi ne nder,nuk është e drejte e askujt t’a pretendojeate ,por eshte e drejte e Krijuesit te tyre,i Cili e di devotshmerine dhe qellimin e krijesave te Tij([11]).
6- Haxhi,personifikim i vertete i domethenies se unitetit njerzor
Vertete tubimi i haxhilereve gjate sezones se haxhit ne nje koder te vetme, është nje panoramë,qe lirisht mund t’a quash “Konges Vjetor Mbarëbotëror Per Unitetin Islam”,sepse vertetohet-sigurohet instruktimi dhe e ardhmja e Ummetit Islam.
Haxhi poashtu eshte mjeti me efikas,i cili eliminon ndarjet shtresore,qofshin ato ne shoqeri,ekonomi apo kulture,duke shpallur qarte realitetin e besimit, i cilia sikur është e personifikuar ne këtë ajet ” “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”([12])
7- Islami anulon mendjemadhesine, kryelartesine dhe paragjykimet
Arabet,para Islamit,ishin popull qe mburreshin shume me prejardhje.Arabet nuk ishin te paret,qe shpiken këtë gje,sepse Beni Israilet,shume kohe para tyre besonin se Allahu,subhanehu ve teala, i kishte zgjedhur ata se ata kinse ata na qenkan populli i zgjedhur i Zotit,duke qene keshtu,pa asfare kushti, te favorizuar ndaj te gjithe popujve .
Polisi,njeri prej atyre qe me se shumti kontribuan ne themelimin e krishterimit te sotem dhe perhapjes e tij ne Evrope,thote duke folur per Beni Israilet, ne nje nga shkresat e tij,e cila perben pjesen me te madhe te ” Dhjata e re” “Sepse ne nuk jemi bije te nje robereshe,por ne jemi bije te nje gruaje te lire”.
Me “bijte e robereshes” aludonte ne Haxheren,gruan e Ibrahimit Alejhi selam dhe nenen e (Ismailit,paraardhesve te) arabeve dhe muslimaneve, ndersa me “bijet te gruas se lire” aludonte ne Sarën,gruan e pare te Ibrahimit,Alejhi selam,e cila kishte lindur Is’hakun,babain e Ja’kubit (Israilit), i cili konsiderohet gjyshi i Beni Israileve,alias jehudeve.
Teoria e polisit,per fat te keq,është e njejta teori,te cilen jane duke e zbatuar te krishteret dhe jehudet e ri ne muslimanet dhe arabet,te cilet se bashku jane ortak te nje trashegimie Judeo-Kristiane.
Pejgamberi Alejhi selam ishte derguar ne kohen kur mburrja dhe kryelartesia kishin zene vend ne shoqerine arabe me shume se kudo tjeter ne bote.U dergua me Kur’anin ,fjalen e Allahut,Subhanehu ve teala ,i Cili thote “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë([13]).
Pejgamberi Alejhi selam, kishte vertetuar se arabiu nuk ka vlere ndaj te huajit dhe anasjelltas,i bardhi ndaj te ziut dhe anasjelltas,perveq nese jane te devotshem.
Poashtu Pejgamberi Alejhi selam kishte vertetuar se Allahu,subhanehu ve teala, nuk shiqon fizionomite dhe racat tuaja,por shiqon zemrat tuaja.
Historia deshmon se Islami ka anuluar kryelartesine.Ne tregimin e Ibni Kiptiut,i cili kishte garuar djalin e Amr bin El Asit,mekembesit te Egjiptit,dhe pasi qe kishte ngadhenjer ndaj tij,ky i fundit e kishte goditur Ibni Kiptiun.Udhetoi Ibni Kiptiu ne Medine te takohej me Omerin,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij,per t’iu ankuar ne Amrin dhe te birin e tij.Omeri i kishte derguar nje leter Amrit,ne te cilen ia kishte thënë fjalen e tij te perjetshme ” A i roberoni njerzit,ndersa Allahu,subhanehu ve teala, i ka krijuar te lire”.
Atebote Omeri ia kishte mundesuar Ibni Kiptiut te hakmerrej prej djalit te Amrit,mekembesit te nje shteti,sic ishte Egjipti ne atë kohe.
8- Gruaja ne Islam
Islami mendon per gruan se ajo është sikurse burri,është krijuar prej nje paleje te vetme([14]).Burri dhe gruaja posedojne shpirt te njejte si dhe iu jane dhene dhunti te njejta logjike,mendore,shpirterore,fetare dhe morale , konform natyres se tyre.
Islami ia njohu gruas te drejten e jetes dhe lirise,e cila me pare vorrosej per se gjalli dhe trashegohej( prej nje njeriu ne tjetrin).
Islami verteton se gruaja ka personalitetin e saj qytetar,te drejten ekonomike te saj,te pavaresuar para dhe pas marteses.Islami ia njohu edhe te drejten e deshmise,shtiblerjes,etj.
Islami jo vetem qe ia lejoi gruas mesimin dhe mesimdhenien,por këtë e konsideroi njeherit si obligim fetar([15]).
Keshtu Islami ka arritur qe gruan ta beje pjesmarrese ne ndertimin shpirteror,mendor,material dhe kulturor te Ummetit Islam.Te mos harrojme se tere keto te drejta,te cilat i vertetoi Islami,ne ligjet e meparshme,iu mohoheshin gruas.
9- Islami dhe roberia
Islami nuk eshte e vertete se e ka themeluar institucionin e roberise, perkundrazi,sheriati islam,e ka kushtezuar roberine dhe ka punuar ne drejtim te anulimit te roberise ne menyre gradulae,duke bere shpagim te disa mekateve lirimin e robit([16]).
Sheriati i jehudeve vepronte kunder kesaj.Ai ftonte qe te zgjerohet ky institucion duke bere si denim te vjedhjes humbjen e lirise dhe shenderrimin e hajnit ne rob te atij qe i është vjedhur sendin([17]).
Sheriati Islam fton ne lirimin e roberve e robereshave dhe nxit qe per këtë gje te ndihmohen me para,duke e llogaritur këtë si Bëmiresi,per te cilen Allahu,subhanehu ve teala, shperblen shperblim te madh([18]).
10- Toleranca Islame ne raport me ithtaret e librit
Vertete parimi ” Nuk ka dhune ne fe” eshte parim i njohur islam([19]).
Islami ka urdheruar per mardhenie te mira me njerez,pamarre parasysh se cfare feje apo besimi i takojne.Pokeshtu ka urdheruar pasuesit e tij,qe ne rast polemike me ithtaret e librit te sillen bute,t’iu sjellin argumente si dhe te kerkojne prej tyre argumente,(nese jane te sinqerte per ato qe pretendojne S.I)
Islami nuk ka urdheruar mbytjen e ithtareve te librit derisa te behen muslimane.Kur muslimanet barten fene ne Egjipt,i cili atebote ishte nen sundimin romak krishter,u takuan ushtria islame dhe ushtria e Mukavkisit,mekembesit romak ne Egjipt.
Komandanti i ushtrise islame,Amr Bin El Asi,kishte keshilluar komandantin e ushtrise se Mukavkisit, qe te mos nguten e t’ia fillojne luftes,derisa t’a zhvillojne nje dialog ne mes tyre dhe priftereve te tyre.Kur u takuan ,Amri ua sqaroi se ardhja e tyre ne Egjipt ishte bere si pegjegje fjales se Allahut,Subhanehu ve teala dhe te derguarit te Tij,Muhammedit,Alejhi selam.I ftoi ne Islam dhe i njoftoi se nese ata pranojne Islamin do te behen sikurse ai,te njejtë,ndersa ata qe nuk pranojne Islamin,atehere duhet t’ua japin muslimaneve xhizjen (haraçin), që si shperblim per te do te kenë sigurine,si dhe i lajmeroi ata per paralajmerimin e Pejgamberit,Alejhi selam, per çlirimin e Egjiptit dhe per porosine e tij per ta per te mire.
Historianet muslimane cekin se Muavije Bin Sufjan,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij,ua kishte larguar haraçin banoreve te Hafnit,vendit te gruas se Pejgamberit,Marijes kiptase,Allahu e paste bashkuar ate me burrin e saj ne xhennet.Muaviu ua kishte larguar haraçin si nder dhe respekt ndaj miqve te Pejgamberit,Alejhi selam.
11- Fe-mision univerzale
Fetë e meparshme qiellore ishin te veçanta per popujt te caktuar([20]) ndersa Islami veçohet sepse eshte fe univerzale,eshte fe e tere njerzve,prej te gjitha llojeve,racave, popujve, ngjyrave apo fiseve qofshin.
Është fe univerzale sepse e pranojne atë njerez me kaliber te ndryshem logjik,studiues dhe kulturor.Eshte fe,te cilen e kuptojne njerezit e thjeshte e dijetaret,është fe e qarte,e lehte,e bardhe,e pastert,nuk ka njolla ne te.Eshte fe e lehte per t’a kuptuar dhe e lehte per t’a zbatuar sepse ” Njeriu nuk obligohet me atë qe nuk mundet”.
Marre nga ” El Hal-lu El Islamijju Li Mushkiletil Unsurijjeti”,Ahmed Didat,f:9-24,publikuar nga El Muhtar El Islamijj,Kajro.
——————————————————————————
FUSNOTAT:
[1] Shif: Gjeneza:16/6,8,9,17,18 dhe 21/9-11,22/1-2, Et Tethnijetu(Libri i 5-te i Musaut): 32/19-21
[2] Lluka 1/33
[3] Lluka 19/27
[4] Shif: All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.9.All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetės.(El Mumtehine 8,9)
[5] Shiko: El Xhihadu El Islamijju,Dirasetun Ilmijjetun Fi Nususi El Kurani Ve Sihahi El Hadithi Ve Vethaika Et Tarihi,Dr/ Ahmed Ganim,f:80-83,publikuar nga Darul Insan,Kajro,Egjipt,1975
[6] Shif: pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhėrin e vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.(Bekare 109) ,pastaj ” Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu i do ata qė bėjnė mirė. (Maide 13),pastaj ” Tė ndershmit dhe tė pasurit nga ju, tė mos betohen se nuk do t’u, japin tė afėrmve, tė varfėrve dhe atyre qė pėr hir tė All-llahut lanė vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė All-llahu t’u falė. All-llahu falė dhe mėshiron shumė.(Nur 22),pastaj ” Ndėshkimi i tė keqes, bėhet me njė tė keqe nė tė njejtėn masė, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė tek All-llahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt.(Shura 40),pastaj” Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr tė mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve.(A’raf 199),pastaj ” Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit.(Ali Imran 134)
[7] Shiqo librin: Zadul Mead Fi Huda Hajril Ibadi,Ibnul Kajjim El Xhevzijje,vėll: 1,f:163-165publikuar nga El Mektebetu Et Tevfikijje,1980
[8] Joshua 6/20,21,24
[9] Shif: S’ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe keni frikė All-llahun, qė tė jeni tė mėshiruar (nga Zoti).( Huxhurat 10)
[10] Shif:O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju. (Nisa 1)
[11] Shif: O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat) e All-llahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.(Huxhurat 13)
[12] Bekare 156.
[13] Huxhurat 13
[14] Shif: O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju.( Nisa 1).
[15] Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam” Kerkimi i diturise ėshtė per cdo musliman”,mashkull apo femer qofte.Shiqo: E, pėrkujtojeni atė nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesė qė po u lexohet nė shtėpitė tuaja; vėrtet, All-llahu ėshtė i kujdesshėm dhe i njohur hollėsisht pėr ēdo gjė.(Ahzab 34),pastaj krahaso kėtė me shkresen e pare te Polisit drejtuar banoreve te Kornethoes 14/34-35,si dhe shkresen drejtuar Timothaus-it 2/12
[16] Shif: Asnjė besimtarėi nuk i ėshtė i lejuar tė mbysė besmitarin tjetėr, pėrpos gabimisht. E kush e mbytė gabimishht njė besimtarė, ai ėshtė i obliguar ta lirojė njė rob besimtarė dhe shpagimin (e gjakut). Nėse ia falin (familja gjakun). Nė qoftė se ai (i mbyturi gabimisht) ėshtė besimtarė, por i takon popullit qė ėshtė armik i juaji, atėherė ėshtė obligim vetėm lirimi i njė robi besimtar. Nė qoftėse se ai (i mbyturi) ėshtė nga ai popull qė keni marrveshjen me tė, atėherė ėshtė obligim shpagmi i (gjakut) qė i dorėzohet familjes sė tij dhe lirimi i njė robi besimtar. E kush nuk ka mundėsi (tė lirojė njė rob), letė agjėroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu ėshtė mė idijshmi, ligjdhėnėsi mė i drejtė. (Nisa 92),pastaj ” All-llahu nuk ju merr nė pėrgjegjėsi pėr betimiet e juaja tė paqėllimta (pėr betim), por ju merr pėr ato qė jeni zotuar qėllimisht. E shpagimi i tij (i betimit tė bėrė) ėshtė duke i ushqyer dhjetė tė varfėr me ushqim mesatar qė ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (tė dhjetė), ose duke liruar njė rob. E kush nuk ka mundėsi t’i bėjė kėto, le tė agjėrojė tri ditė. Ky ėshtė shpagim pėr betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kėshtu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu qė jeni mirėnjohės. (Maide 89),pastaj ” Ata qė krahasojnė (me nėna) dhe largohen nga gratė e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo qė kanė thėnė, janė tė obliguar qė para se tė kontaktojnė ndėrmjet vete ta lirojnė njė rob. Kjo ėshtė dispozitė me tė cilėn porositeni, e All- llahu ėshtė i njohur hollėsisht me atė qė ju punoni.(Muxhadele 3)
[17] Shif: (vėllezėrit) Thanė: “Dėnimi i tij ėshtė, vetė ai (tė robėrohet) nė barrėn e tė cilit gjendet. Kėshtu ne i dėnojmė tė padrejtit!”(Jusuf 75)
[18] Shif: Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) tė ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do, ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė vėrfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit.(Bekare 177),pastaj ” All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t’ju takojnė vetėm: tė varfėre (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s’kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borgje, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet.Tewbe 60)
[19] Bekare 256
[20] Shiko: Mateu 15/24-26 dhe 10/5-6
Ahmed Didat
Përshtati në gj.shqipe: Sedat Islami/sedatislami.wp