-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Qyteza Lifta, mallëngjimi gjysmëshekullor i palestinezëve të syrgjynosur

Më të lexuarat

Popullata e qytezës Lifta ka qenë e detyruar në ekzil ana e Izraelit në vitin 1948. Përderisa në një pjesë të qytetit ngriten ndërtesa të hebrenjëve, në shtëpitë historike të cilat gjenden në qendër të qytezës nuk jeton askush

JERUSALEM (AA) – Qyteza Lifta, që ndodhet menjëherë afër autostradës numër 1 në veriperëndim të Jerusalemit, popullata e të cilit, ashtu siç ka ndodhur edhe në shumë rajone të tjera të Palestinës, ka qenë i detyruar në migrim nga ana e organizatave hebreje të lidhura me lëvizjen Cioniste, sot rrezikohet nga zhdukja e plotë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Popullata e qytezës Lifta ka qenë e detyruar në ekzil ana e Izraelit në vitin 1948. Përderisa në një pjesë të qytetit ngriten ndërtesa të hebrenjëve, në shtëpitë historike të cilat gjenden në qendër të qytezës nuk jeton askush, ruajnë akoma prezencën edhe përkundër faktit se janë shndërruar në rrënoja.

Qyteza Lifta posedon histori mijëra vjeçare. Në kohën e Shtetit Osman, Lifta ishte e regjistruar si nahije (njësi administrative në periudhën osmane), ndërsa gjatë sundimit të Britanisë së Madhe, popullsia arriti deri në katër mijë dhe ishte e detyruar në migrim nga ana e organizatave hebreje të lidhura me lëvizjen Cioniste.

Popullata e qytezës Lifta, e cila posedon një natyrë mahnitëse, ka qenë e detyruar të largohet nga qyteza në vitin 1948, pas masakrave të tmerrshme që i ka bërë organizata hebreje “Irgun” në fshatin fqinj Deyr Yasin. Mirëpo, palestinezët e qytetit Lifta nuk shpëtuan nga organizata terroriste hebreje edhe pas largimit nga qyteti i tyre dhe shumica e këtij populli humbën jetën në dy sulme të ndara në vitin 1947 dhe në 1948.

“Nëse popullata nuk do të ishte larguar nga qyteza, do të ishte viktimë e masakrave, ashtu siç ka qenë rasti në Der Yasin

Një palestinez që ka përjetuar ato çaste, Muhammed Ebu Leyl, i lindur në vitin 1938, duke folur për AA, tha se “Popullata filloi të braktisë Liftan pasi që u ashpërsuan sulmet. Ishim përballë organizatave terroriste hebrenje. Nëse popullata nuk do të ishte larguar nga qyteza, do të bëheshin viktimë e e masakrave ashtu siç u bë në Der Yasin”.

Ebu Leyl gjithashtu ka theksuar se para se të fillojë vala e migrimit të Lëvizjes Ndërkombëtare Cioniste, në Lifta ka sunduar një atmosferë paqeje me kuptimin e plotë të fjalës. “Qyteza jonë ishtë një vend ku sundonte qetësia, lumturia dhe paqja. Krishterët dhe muslimanët jetonin bashkë në tolerancë të plotë dhe nuk kishte asnjëfarë armiqësie mes tyre,” shtoi ai.

“Emigracioni dhe terrorizmi sistematik i hebrenjëve” pas Deklaratës së Balfourit

Ebu Leyl, duke treguar për fillimin e emigracionit sistematik të hebrenjëve në tokat e tyre pas Deklaratës së Balfourit në vitin 1917, e nisur me iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë Arthur Balfour, që rezultoi me formimin e një shteti hebre në tokat e Palestinës, u shpreh:

“Në momentin kur u shpall Deklarata e Balfourit, lëvizja Cioniste filloi me aktivitetet e saj terroriste. Pamë që ka filluar një emigracion sistematik në tokat tona. Cionistët filluan të marrin trajnim ushtarak, e sidomos me mbështetjen e britanikëve. Kështu që filloi të formohet një interaksion mes hebrenjëve dhe arabëve. E gjithë kjo përfundoi me shpalljen e luftës. Shtetet arabe pësuan një disfatë të madhe nga hebrenjtë. Kështu që e humbëm edhe Liftan ashtu siç i humbëm edhe tokat tjera të Palestinës”.

I emocionuar duke rrëfyer ditët që i ka kaluar në qytezën Lifta e cila ndodhet në një zonë me pamje të veçantë, 79 vjeçari Ebu Leyl tha: “Tani gjendemi në një zonë me bukuri të veçantë të qytezës Lifta, dhe prej këtu kur kthehem kah perëndimi, gjëja e parë që më kujtohet janë këto varreza ku pushojnë paraardhësit tanë. Kur ishim të vegjël, vinim këtu dhe pastronim zonat ku gjenden paraardhësit tanë”.

Ebu Leyl rikujtoi rrënimin e varrezave në rajonin Me’menullah të Jerusalemit, ku ka patur edhe varre të sahabëve, dhe ndërtimin e pijetoreve nga ana e Izraelit. “Jemi të shqetësuar nga rrënimi i këtyre varrezave ku pushojnë paraardhësit tanë dhe ndërtimit të një klubi dite e nate ose të objekteve të tjera mbi të”, u shpreh Ebu Leyl.

Gjykatat e Izraelit kanë refuzuar kërkesat e palestinezëve për t’u kthyer në Lifta

Ebu Leyl bëri të ditur se kanë hapur shumë padi në gjykatat e Izraelit. Duke treguar se akoma jetojnë në Jerusalem, ai gjithashtu tha se kërkesat për dhënien e lejes për kthimin e tyre janë refuzuar nga gjykatat e Izraelit. “Tani, shtëpia që kemi jetuar më parë është afër shembjes. Nuk është i mundur as parandalimi i rrënimit të kësaj shtëpie ndërsa nuk lejohet as mirëmbajtja e saj. Kështu që gati se në çdo shtëpi që gjendet në Lifta ka filluar të mbijë bar”, theksoi ai.

Ebu Leyl ka potencuar se qyteza, në të cilin autoritetet e Izraelit nuk lejojnë kthimin e tyre, tani rrezikohet të shëndrrohet në vendbanim të hebrenjve.

“Nuk i kemi humbur shpresat, në dashtë Zoti një ditë do të kthehemi”

Nga ana tjetër, 55 vjeçari Fevvaz Hamad Ebu’l Abd, i cili ka lindur si i biri i njërës prej familjeve që kanë qenë të detyruar të largohen nga Lifta, gjegjësisht familjes Hamad, tregon se ka lindur në lagjen Shejh Xherrah të Jerusalemit Lindor e cila është nën okupim dhe se gjyshi e gjyshja e tij janë vrarë gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite gjatë orvatjeve për pushtimin e Jerusalemit Lindor në vitin 1967 i cili ishte nën sundimin e Jordanisë.

“Lifta është qyteza ime, e babait tim, e paraardhësve të mi. Etërit e mi pushojnë në këtë qytezë. Shtëpia jonë akoma qëndron në këmbë. Nuk është e mundur që ne të harrojmë këtë gjë, sepse origjina jonë është në Lifta. Kudo që të shkojmë, nuk mund të gjejmë si toka e etërve tanë. Nuk i kemi humbur shpresat asnjëherë. Dhashtë Zoti një ditë do të kthehemi në vendin të cilit i përkasim”, tha Ebu’i Abd.

Shtëpitë e palestinezëve u janë dorëzuar hebrenjëve

Ebu’l Abd ka theksuar se disa shtëpi të palestinezëve të vjetër në Lifta u janë dorëzuar familjeve hebreje. “Kjo është shtëpia e gjyshit tim Yusuf Hamad. Mirëpo për fat të keq sot i është dorëzuar një familjeje hebreje nga Jemeni”, tha ai, duke treguar me dorë një shtëpi në epërsinë e Liftas.

“Banorët e Liftas, të cilët mbajnë shpresa të kthehen në tokat dhe shtëpitë e tyre, akoma i kanë në dorë çelësat dhe tapitë e këtyre shtëpive. Mirëpo tani për tani nuk janë në gjendje të kthehen. Pasi që ra dëshmor babai im duke u vrarë nga ana e hebrenjëve, filluam të jetojmë me gjyshin tim. Gjyshi im gjithnjë më thoshte se do të kthehemi. Ai gjatë gjithë kohës jetoi me këtë shpresë. Mirëpo, fatkeqësisht kthimi ynë u pamundësua pas luftës në vitin 1967. A e dini se çfarë ndjenje është kjo? E sheh se si shtëpinë e gjyshit tënd, shtëpia ku ka lindur babai yt, merret me dhunë nga ti dhe i dorëzohet një familjeje hebreje. Nuk mund ta përshkruaj se sa është e dhimbshme kjo gjendje. Nuk ka rëndësi përkatësia fetare apo etnike, por nëse të merret shtëpia dhe i dorëzohet dikujt tjetër, pa marrë parasysh se kujt, është shumë e dhimbshme dhe po aq edhe poshtëruese”, ka theksuar Ebu’l Abd.

Ebu’l Abd gjithashtu ka treguar edhe për paditë e hapura në gjykatat e Izraelit, në lidhje me kthimin e tyre në shtëpitë e vetë. “Emocionohem çdo herë kur vij në Lifta, sepse kjo është qyteza ku kanë lindur babai im dhe gjyshi im. Ndërsa si rezultat i padive që i kam hapur në gjykatat e Izraelit, vendimi është kështu: ‘Po kjo shtëpi është e jotja, mirëpo nuk ke të drejtë të jetosh aty dhe nuk ke të drejtë të japësh atë me qira. Ke të drejtë vetëm ta shesësh atë.’ Ndërsa unë, si përgjigje ndaj këtij vendimi gjykatësit i thash që: ‘Pasi që unë posedoj të drejtën e shitjes së kësaj shtëpie, kjo do të thotë që kjo është pronë e imja.’ Ndërsa ata më thanë që: ‘Po, ke të drejtë, kjo është pronë e jotja, por ti ke shkuar dhe nuk je kthyer përsëri, kështu që tani ke të drejtën vetëm ta shesësh atë’,” rrëfen ai

Hebrenjtë besojnë se pastrohen duke notuar në liqenin e qytezës

Me infrastrukturën e saj që i reziston kohës, me liqenin në qendër të qytezës dhe me qëndrimin e saj në këmbë me gjithë atë bukuri që posedon, Lifta tërheq më shumë vëmendje me bukurinë e natyrës së saj madhështore se sa me rrënojat në të. Nëpër rrugët e vjetra të kësaj qyteze, në vend të pronarëve të saj të vërtetë, tani kalojnë kolonët hebrenjë. Hebrenjtë fetarë të cilët burimin e ujit e konsiderojnë si të shenjtë, notojnë këtu verë e dimër duke besuar se në këtë mënyrë do të pastrohen nga mëkatet.

Xhamia Seyfeddin, e cila është ndërtuar nga ana e një komandanti të ushtrisë së Slahuddin Ejjubit, i cili e çliroi Jerusalemin, objekti i shkollës së ndërtuar në vitin 1929, varrezat historike, si dhe shtëpitë historike të cilat paraqesin shembuj të arkitekturës së vjetër, janë ndër karakteristikat e tjera të qytezës që tërheqin vëmendje.

Qyteza Lifta, me të kaluarën e saj mijëra vjeçare, që është e ndërtuar në një sipërfaqe 13 mijë hektarëshe, me urdhërin e komandantit britanik Edmund Allenby, ka qenë në shënjestrën e artilerive në vitin 1917. Qyteza në vitin 2011 ishte nxjerrë në shitje nga ana e Administratës Izraelite të Trojeve, nëpërmjet prezantimit në ankand, për qëllime të ndërtimit të projekteve të banimit dhe qendrës tregtare, mirëpo ky vendim përkohësisht është ndaluar si rezultat i vërejtjeve nga aktivistët izraelitë dhe palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit