3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

QYTETI I MËKATIT – IMAZHE RRËQETHËSE

Më të lexuarat

Shumë mrekulli kur’anore shfaqen në mënyrën se si janë ndëshkuar popujt e mëhershëm. Në fakt, këtë po na e dëshmon shkenca bashkëkohore, e cila me devocion të lartë dhe saktësi e përpikëri të rrallë po vërteton atë që Fjala e All-llahut e ka aluduar tash e katërmbëdhjetë shekuj më parë.Le të shohim se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.Para më shumë se dymijë vitesh, në Itali lulëzoi një qytet, imazhi më identifikues i të cilit ishte shthurja morale. As fëmijët nuk kurseheshin prej tij. Shikonin ato pamje të fëlliqura pa asnjë problem. Ndërsa të rriturit ato imazhe i bartnin edhe në formë vizatimesh (portretizimesh) në mure të shtëpive të tyre.Në rrugë që përhapur gjithandej industria e seksit ndërsa dyqanet e shthurjes seksuale ofronin çdo gjë që kërkonin myshterinjtë. Ka qenë e përhapur si dukuri deri në atë masë aq sa ndonjëri ka mundur të dëfrehet seksualisht me femra të huaj gjatë kohës sa ka pritur për të kryer ndonjë punë personale apo ka qenë rrugës duke shkuar në punën e tij. Ka qenë pothuajse sikur të ndalesh për të pirë një filxhan kafe në ndonjë kafeteri në rrugë.Por, cili ishte rezultati i këtyre mëkateve?Çfarë ka zbuluar shkenca sot?Është Pompei, qyteti të cilin e zbuluan arkeologët. Bashkë me të zbuluan edhe 2000 (dymijë) njerëz që qenë varrosur nën hirin e vullkanit që krejt befasisht goditi qytetin. Trupat e tyre me kalimin e kohës ishin gurëzuar (shndërruar në gurë). Ato, me imazhet rrëqethëse, krahas trupave të tyre, duket se kanë ruajtur edhe tmerrin që kanë përjetuar ata njerëz para vdekjes së tyre.Trupat janë varrosur nën hirin e vullkanit në një thellësi afërsisht tre metra. Pasi që janë përpirë nga vullkani, sipër iu kanë rënë gurët e zjarrtë duke mos lënë asnjë njeri të shpëtojë nga ky dënim hyjnor. Madje, nuk shpëtuan as ata që tentuan të iknin nëpërmjet detit, ngase gurët e zjarrtë i ndiqnin pas kudo që shkonin. I madhëruar qofsh, Zoti ynë!Gjurmët e mbetura tregojnë se disa njerëz nga lemeria, llahtaria dhe tmerri i asaj që kanë parë e përjetuar, nuk kanë mundur të veprojnë asgjë me përjashtim të vdekjes së befasishme ndërsa nuk e kanë pritur të ndodhë kjo. Prej tyre ka që kanë qenë në gjumë ndërsa vdekja iu ka ardhur pa e hetuar fare.Fotografitë e marra sipas metodës CT scanning (tomografi e kompjuterizuar), të cilën më1836 e ka zbuluar shkencëtari Giuseppe Fiorelli dhe e cila mbështetet në imazhet aksiale, përpunimi i të cilave jep mundësinë e studimit dhe njoftimit me atë që gjendet brenda këtyre trupave të gurëzuar (fosileve). Këto imazhe kanë vërtetuar se gjendja shëndetësore e dhëmbëve të tyre ka qenë e mirë, që nënkupton se sistemi i tyre ushqimor është mbështetur në pemë, perime dhe ushqime të shëndetshme. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se ata kanë disponuar me shëndet dhe mirësi të shumta.Fotot e reja të rrezeve X sjellin imazhin e një fëmije që ishte duke thithur gjirin e së ëmës ndërsa pranë e kishte edhe babanë. Kjo tregon se vdekja ka qenë e befasishme dhe se prindërit, që të dy, kanë qenë të paaftë të bëjnë diç para këtij momenti të llahtarshëm.Studimet e reja kanë vërtetuar se disa njerëz që janë përpjekur të ikin, kanë gjetur vdekjen nga gurët që iu kanë rënë sipër si pasojë e shembjes dhe rrënimit të plafonëve dhe godinave.Fotografia prezanton shprehjet e frikës dhe trishtimit të madh që reflekton në fytyrat e të vdekurve e që flet për atë se ndëshkimi jo vetëm që ka qenë i befasishëm por edhe shumë i tmerrshëm.Në Kur’an, All-llahu i Madhëruar na ka rrëfyer për popuj të këtillë që kanë ushtruar shthurjen seksuale (homoseksualizmin) dhe për dënimet e tyre të ngjashme me dënimin e Pompeit, si fjala vjen populli i Lutit [alejhisselam], të cilët u ndëshkuan me gurë të zjarrtë nga qielli dhe me hedhjen e tokës sipër tyre. Duke folur për këtë, All-llahu i Madhëruar thotë:“فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا جَعَلْنَا عَالِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهَا حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ مَّنضُودٍ”“Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.” [Hud: 82]Ky ajet sikur na e përshkruan detajisht atë që i ka ndodhur qytetit të mëkatit, Pompeit.Shumë nga foto e kanë dëshmuar elementin e befasisë në këtë ndëshkim. Këtë e thotë All-llahu në shumë ajete në Kur’an.“أَفَأَمِنُوا أَن تَأْتِيَهُمْ غَاشِيَةٌ مِّنْ عَذَابِ اللَّـهِ أَوْ تَأْتِيَهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ”“A janë të sigurt ata se nuk do t’i godasë një dënim gjithëpërfshirës nga Allahu apo që nuk do t’u vijë papritmas Ora, ndërkohë që janë të pavetëdijshëm?” [Jusuf: 107]Ky ajet provon një të vërtetë, të cilën e neglizhojnë shumë njerëz.Për cilën të vërtetë bëhet fjalë?Para se të përgjigjemi ta ndalemi pak dhe të meditojmë për këtë fotografi të njërit prej banorëve të Pompeit, të cilët u varrosën nën hirin vullkanik dhe u gurëzuan kufomat e tyre, duke ngelë kështu për më shumë se dymijë vite. Është një njeri i shkujdesur, neglizhent apo edhe fjetur. Madje duket sikur nuk ia ka idenë se çfarë është duke ndodhur jashtë. Kjo është ajo që flet ajeti: “…t’u vijë papritmas Ora, ndërkohë që janë të pavetëdijshëm?” [Jusuf: 107]Sikur këto imazhe që po na flasin se ai popull është ndëshkuar befasisht dhe pa hetuar fare (se po vjen ndëshkimi), gjëra këto që vërehen në fytyrat e tyre të gurëzuara, po kështu edhe dita e kiametit do të vijë befas, andaj, a do të përshpejtojmë me pendim para se koha të ketë kaluar?Dhe fare në fund, më lejoni të pyes: Si arriti ta dinte Profeti ynë [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] se kishte popuj që ishin ndëshkuar në këtë mënyrë, pra me gurë të zjarrtë: “…gurë nga balta e pjekur…” [Hud: 82]Si e diti Profeti ynë [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] se ndëshkimi i tyre ka ndodhur pikërisht për shkak të shthurjes seksuale (homoseksualizmit), p.sh. me rastin e popullit të Lutit [alejhisselam], të cilët i ndëshkoi All-llahu me një ndëshkim të ashpër, të cilin sot po e shohim nga afër?Si e diti Profeti ynë [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] se ata që kanë kryer këtë akt të shëmtuar janë ndëshkuar me gurë të zjarrtë vullkanik që iu kanë rënë sipër sikur të ishin pika shiu?Këto ajete flasin qartë se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut dhe se Kur’ani është Fjalë e Tij.Autor: Abdudaim El Khil
Përgaditi në shqip: Hoxhë Sedat IslamiReferenca të autorit:1) Pompeii Victims’ Bodies Revealed in Scans, 8-10-2015 , http://news.discovery.com/history/archaeology/pompeii-victims-bodies-revealed-in-scans-photos-151008.htm2) http://edition.cnn.com/2015/12/25/world/pompeii-restored-ruins-unveiled/3) http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3096730/A-tribute-Egyptians-Pompeii-Bizarre-new-pyramid-Roman-town-designed-look-like-Mount-Vesuvius.html4) http://www.ancient-origins.net/news-history-archaeology/extremely-rare-discovery-pre-roman-tomb-pompeii-will-shed-light-its-early-020538

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit