0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qytetarët sauditë tani mund të ftojnë miqtë jashtë vendit për të kryer Umren

Më të lexuarat

Qytetarët e Arabisë Saudite mund të ftojnë miqtë e tyre muslimanë jashtë vendit për të kryer Umren me “vizë për vizitë personale”, ka thënë Ministria e Haxhit dhe Umres.

Vizat personale, të cilat mund të merren në internet, mund të jenë ose me një hyrje ose me shumë hyrje, tha ministria në një postim në Twitter të enjten.

Përveç kryerjes së ritualeve të Umres në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe vizitës së xhamisë së Profetit në Medine, vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime në destinacione të ndryshme turistike në Mbretëri.

Aplikimet për vizë për vizitë personale mund të bëhen përmes platformës së vizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

Një vizë me një hyrje është e vlefshme për 90 ditë, ndërsa një vizë me shumë hyrje është e vlefshme për një vit. Një vizitor me vizë me shumë hyrje mund të qëndrojë në Mbretërinë deri në 90 ditë me çdo vizitë. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit