Klubi Politik i Studentëve ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të Kosovës që së bashku të protestojnë kundër KEDS-it që do të mbahet të sot në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.
Gjatë konferencës e cila u mbajt të dielën, një numër i organizatave të shoqërisë civile u përsëritën tri kërkesat të cilat janë: ulja e çmimit të energjisë elektrike e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon; kthimi I tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.
Sipas këtij Klubi përkrahjen deri më tani e kanë konfirmuar organizata anti korrupsion “ÇOHU”, Instituti “GAP”,“INPO”, “IPOL”,Kolektivi Artistik “Haveit”,Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë( QKSS), OJQ Gjeomjedisi&Gjeoenvironment, CBM, Syri i Vizionit,OJQ Zana, si dhe persona të ndryshëm si Shpend Kursani, Imer Mushkolaj, Lorik Bajrami, Ilir Bajri.