Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës janë grushtuar sot nga dy qytetarë në Klinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast. Video ku shihen policët duke u grushtuar po qarkullon në internet.
Një video që po qarkullon në internet tregon se si qytetarët kanë grushtuar zyrtarët policorë gjatë punës së tyre. Krejt kjo ngjarje ende nuk dihet pse ka ndodhur.
Por, në Policinë e Kosovës kanë treguar se tashme janë arrestuar dy persona si të dyshuar.
Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka thënë se ka arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
“Si rast mund ta konfirmojë se ka ndodh një sulm ndaj zyrtarëve policor. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në Klinë. Zyrtarët policorë janë sulmuar nga dy persona dhe të dy personat janë arrestuar nga policia”, ka thënë ai.
Ibraj ka treguar se njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetrit i është caktuar masa e paraburgimit për 24 orë. “Këto janë informatat që aktualisht i posedojë për informacione të tjera do të ju informojmë më vonë”.
https://www.youtube.com/watch?v=Lp7RpPzg7ro