12.5 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Qytetarët e vendeve të rajonit nisin bojkotin e marketeve

Më të lexuarat

Qytetarët e të gjitha vendeve janë të ftuar që, përveç marketeve t’i bojkotojnë edhe pikat e karburantit dhe restorantet.

Pas fillimit të bojkotit të marketeve në Kroaci më 24 janar, një javë më vonë edhe qytetarët e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nisën aksionin për bojkot të marketeve dhe tregjeve, në shenjë pakënaqësie për çmimet e larta.

Qytetarët e të gjitha vendeve janë të ftuar që, përveç marketeve, t’i bojkotojnë edhe pikat e karburantit dhe restorantet.

Platforma “Alo inspektor” në Kroaci ka ftuar konsumatorët që të shmangin çdo blerje të premten.

Këshilltari i platformës Josip Kelemen u bëri thirrje konsumatorëve që të “përmbahen nga çdo blerje” të premten, e cila përfshin të gjitha marketet, bankat, telekomunikacionin, porositë përmes platformave të dërgesave, ndërsa bojkoti duhet të përfshijë gjithashtu kafenetë, restorantet, pikat e karburantit dhe faramcitë.

“Duhet të dërgojmë një mesazh për ata që janë shkaku i këtyre çmimive të egra, duam të dërgojmë një mesazh edhe për bankat, mos shkoni në banka, shmangni dërgesat, edhe ata janë pjesë e rritjes së çmimit”, tha Kelemen.

Ai gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve dhe pensionistëve të huaj që t’i përgjigjen bojkotit.

Të enjten, filloi bojkoti njëjavor i zinxhirëve të shitjes me pakicë në Kroaci dhe tri produkteve – Coca Cola dhe pije të tjera të gazuara, ujit dhe detergjentëve.

Të enjten, qeveria kroate prezantoi një listë të zgjeruar të produkteve me çmime të kufizuara, e cila përfshin 70 artikuj.

Vendimi për listën e re të produkteve me çmime të kufizuara është në rend dite të seancës së Qeverisë të premten.

Tregtarët do të kenë shtatë ditë për t’u përshtatur dhe vendimi duhet të hyjë në fuqi të premten e ardhshme, tha dje ministri i ekonomisë Ante Shušnjar.

Rrjeti i shitjes me pakicë Konzum njoftoi të enjten se, në bashkëpunim me furnitorët kroatë, kanë investuar një milion euro shtesë në uljen dhe ngrirjen e çmimeve të 250 produkteve vendase që nuk përfshihen në vendimin e shpallur të qeverisë për kufizimet e çmimeve.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit