1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qumështarët Kundër Importit të Qumështit Pluhur në Kosovë

Më të lexuarat

Shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit në Kosovë në një konferencë për medie janë shprehur kundër importimit të qumështit pluhur në Kosovë.
 
Sipas këtyre shoqatave gjysma e nevojave të tregut kosovar për qumësht mbulohet me qumësht të freskët, ndërsa importi i qumështit pluhur është i panevojshëm.
 
“Ne jemi të gatshëm që t’i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndalojë komplet importet e qumështit pluhur në Kosovë, për shkak se ne nuk jemi fare të interesuar që të kemi në proces qumështin pluhur për shumë arsye,” tha Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës.
 
Ndalimin e plotë të importit të qumështit pluhur Memaj e arsyetoi me cilësinë jo të mirë tij.
 
“…Jo sepse mendojmë që ai është një produkt i ndaluar, pasi që edhe ligjet e Kosovës e lejojnë përdorimin e qumështit pluhur, por për faktin se ne kemi sasi të mjaftueshme të qumështit të freskët, dhe kualiteti i qumështit të freskët dhe qumështit pluhur asnjëherë nuk mund të krahasohet,” deklaroi Memaj.
 
Naser Bajraktari nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë tha se ky import po e dëmton fermerin vendas.
 
“Ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit jemi kategorikë që asnjë litër qumësht të mos hyjë në Kosovë, siç janë produktet e qumështit bimor apo të pluhurit, sepse direkt e dëmton fermerin i cili është duke prodhuar qumësht cilësor”, tha Bajraktari.
 
Për fermerët që prodhojnë qumësht foli edhe Ramadan Memaj. Ai tha se në Kosovë grumbullohen rreth 170 mijë litra qumësht në ditë, e që në vlerë monetare i bie me shumë se 18 milionë euro pagesa direkt të fermerëve.
 
Në vit sipas Memajt vlera totale e pagesës për qumështin e prodhuar arrin në 300 milionë euro.
 
Nevojat për qumësht për kokë banori në Kosovë vlerësohen të jenë 150 litra në vit.
 
Shoqatat e përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit duke mbrojtur qëndrimet e tyre rreth qumështit pluhur thanë se ky lloj qumështi nuk ka vlera të larta ushqyese, por është më i shtrenjtë se qumështi i freskët kosovar.
 
Gjatë vitit 2014 në Kosovë sipas qumështarëve janë importuar 40 tonë qumësht pluhur.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit