-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

QMBI apelon deri te organet e rendit që të gjejnë fajtorët e ngjarjeve në Kriva Pallankë

Më të lexuarat

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional ngre zërin kundër thirrjeve fashizoide anti-islame dhe anti-muslimane të qytetarëve ortodoks maqedonas të mbledhur në Kriva Pallankë, transmeton zhurnal.mk

“Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shpreh indinjatë të thellë me rastin e sulmit vandal të objektit për kryerjen e lutjeve fetare islame që u krye në qytetin kufitar të Kriva Pallankës.
Me këtë rast, QMBI-ja, ngreh zërin kundër këtij veprimi të pahijshëm si dhe kundër thirrjeve fashizoide anti-islame dhe anti-muslimane të qytetarëve maqedonas-ortodoks të mbledhur ditën e premte (06.11.2015) sidomos kur kihet parasysh fakti se thirrje të tilla dërgohen kundër bashkëqytetarëve të tyre me të cilët ndajnë jetën, ajrin dhe fatin e përbashkët.
Me anë të këtij reagimi apelojmë deri te organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti të përdhosjes së objektit fetar në qytetin e Kriva Pallankës, si dhe nxjerrjen para organeve të drejtësisë të të gjithë autorëve të këtij akti të turpshëm, se vetëm në këtë mënyrë do t’i parandalonin aktet e tilla, por edhe aktet tjera reaktive që do të mund të pasonin në të ardhmen.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional apelon deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të demonstrojnë qytetari dhe vetëdije të lartë dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme. Bota e civilizuar njihet përmes respektit dhe tolerancës ndaj tjetrit, ndaj maturisë në raste provokimesh, si dhe me promovimin e multikulturalizmit dhe shumëllojshmërisë së mendimeve në ambiente ku bashkëjetojnë më shumë se një kulturë, gjuhë, besime e bindje. Besojmë dhe shpresojmë se edhe qytetarët e Kriva Pallankës dhe gjithë Maqedonisë do të dinë që këto vlera t’i jetojnë dhe implementojnë nëpër vendbanimet e tyre.
Po ashtu, kërkojmë nga partitë politike, institucionet e vendit si dhe gjithë faktorët relevantë që para së gjithash ta vënë fatin e vendit dhe të qytetarëve e jo për interesa të ngushta të lejojnë apo të nxisin veprime të cilat mund të shpijnë në drejtime të cilat askush nuk i dëshiron.”, thuhet në reagimin e QMBI-së,
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit