0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Qindra myslimanë falin namazin në rrugë për të protestuar mbylljen e xhamisë në Paris

Më të lexuarat

Qindra myslimanë kanë falur namazin në rrugët e një periferie në Paris, për të protestuar mbylljen e nja xhamie , të cilën e përdornin si dhomë lutjeje, shkruan “RT”.

Myslimanët po protestonin pas marrjes së vendit të tyre të namazit, të cilën kryetari i bashkisë, Rémi Muzeau, planifikon ta kthejë në një bibliotekë multimediale për 60.000 banorët e periferisë pariziene të Clichy.

Salla ishte marrë me qira nga Bashkimi Mysliman (UAMC) prej majit të vitit 2013, por kontrata e qiradhënies përfundoi në vitin 2016. Gjykata e apelit vendosi kundër UAMC-së, të cilët kihin negociuar me Këshillin për të mbajtur hapësirën e tyre të vjetër të namazit.

Si rezultat , 300 fëmijë nuk mund të marrin pjesë në klasat e historisë Islame që mbaheshin atje, duke bërë që komuniteti të shpërthejë në demostrime./SYRI.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit