KUDS (AA) – Në shoqërim të policisë sot në mëngjes një grup i madh i kolonëve hebrenj kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas Dibs, për AA tha se bëhet fjalë për qindra kolonë të cilët vërshuan në oborrin brenda kompleksit.
Organizatat radikale hebreje javën e kaluar bënë thirrje të gjithë hebrenjve për vizitë masive në Al-Aksa.
Ndërhyrja e kolonëve hebrenj me prani të madhe të policisë izraelite shkaktoi tensione të reja në Kudsin Lindor.