4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Qindra hebrenj fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Policia izraelite gjatë bastisjeve ngriti pika kontrolli me barriera hekuri në rajonin e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor dhe pengoi hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa

Qindra kolonë hebrenj fanatikë, nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim me arsyen e festës Sukot, transmeton Anadolu.

Policia izraelite gjatë bastisjeve ngriti pika kontrolli me barriera hekuri në rajonin e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor dhe pengoi hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa.

Qindra kolonë hebrenj fanatikë nën kontrollin e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa që në orët e para të mëngjesit në formë grupesh ndërsa disa grupe të kolonëve kryen rituale në portat e Al-Aksasë me bimët që kishin përgatitur për Sukot.

Festa Sukot e hebrenjve e cila fillon më 29 shtator do të vazhdojë gjatë një jave. Kolonët hebrenj kryejnë bastisje ndaj Xhamisë Al-Aksa në periudhat kur ata kanë festat e tyre fetare.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor të vitit 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës. Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si bastisje, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit