Zyrtarë kinezë theksojnë se janë nxjerr 900 derra të vdekur nga një lum në Shangai, që është një burim uji për banorët e qytetit. Zyrtarët e qytetit po hetojnë se nga kanë ardhur derrat.
Sipas tyre, nuk ka indikacione nëse derrat ishin hedhur në lumë apo është fjala për ndonjë epidemi të kafshëve.
Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të Komitetit të Bujqësisë thekson se 900 derra ishin nxjerr nga uji deri të shtunën pasdite.
Mediat lokale theksojnë se 12 anije kishin marrë pjesë në operacionin e largimit të tyre nga lumi.
Sipas këtyre prononcimeve zyrat për mbrojtjen e ujit mjedisit, janë duke u marrë me monitorimin e cilësisë së ujit të lumit./BS/kohaislame