7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Uthull për rregullimin e glukozës

Më të lexuarat

Studimet e fundit nga Arizona, SHBA, kanë treguar se edhe sasi të vogla të uthullës mund të kenë ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë.

Dy lugë kafe uthull, që përafërsisht është 10 gram, te personat e shëndoshë mund të rregullojnë glikeminë postprandiale. Kjo është sasia e glukozës në gjak që matet 2 orë pas ushqimit.

Hiperglikema postprandiale mund të sjellë deri te zhvillimi i diabetit, ndërsa lidhet edhe me rrezik nga infarkti i miokardit.

Ndikimi i uthullës ka qenë më i theksuar nëse ajo është konsumuar gjatë ushqimit. Uthulla nuk ka treguar efekt nëse ushqimi i konsumuar ka përmbajtur monosakaride (sheqerna të thjeshta si glukozë ose fruktozë).

Efekti i uthullës në uljen e sheqerit në gjak është në ndikimin që ajo ka në tretjen e polisakarideve në traktin tretës./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit