-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

QEVERISJA NGA NJERËZIT E PAPËRSHTATSHËM

Më të lexuarat

Ebu Hurejra r.a. tregon:

“Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ishte mes nesh në një grumbullim, ku po u fliste njerëzve, kur vjen një beduin (nga arabët e shkretëtirës) dhe thotë:

“Kur do të jetë Ora (Çasti i Fundit i kësaj bote dhe Ringjallja)?” 

I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi fjalën e tij, kur disa nga njerëzit thanë se ai e dëgjoi çfarë tha, por nuk i kishte pëlqyer ajo për çfarë pyeti beduini, ndërsa disa të tjerë thanë se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen fare. Pejgamberi a.s. e vazhdoi ligjëratën e tij, derisa e përfundoi, pastaj tha:

“Ku është, ta shikoj atë që pyeti për Orën?”

Beduini u përgjigj: “Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut.” 

Pastaj Pejgamberi a.s. tha:

“Kur të humbasë amaneti, atëherë pra prit për Orën (Kijametin).” 

Beduini pyeti sërish: “Si do të humbasë ai?” 

Pejgamberi a.s. tha: “Kur fuqia e drejtimi t’u jepet në dorë njerëzve që s’janë të aftë e të përshtatshëm për atë punë, atëherë pra prit për Orën.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit