1.5 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Qeveria suedeze dënon sulmin racist ndaj mesxhidit

Më të lexuarat

Ministrja Kuhnke, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se si qeveri dënojnë sulmin racist dhe se janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes

STOCKHOLM (AA) – Ministrja suedeze e Kulturës dhe Demokracisë, Alice Bah Kuhnke, ka deklaruar se si qeveri dënojnë sulmin racist të kryer ditën e djeshme ndaj mesxhidit të frekuentuar nga turqit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke reaguar ndaj sulmit të ndërmarrë ndaj një mesxhidi të lidhur me Kryesinë e Çështjeve Fetare (Diyanet) që ndodhet në Stockholm, ministrja Kuhnke, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se si qeveri dënojnë sulmin racist dhe se janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes.

Pasi ka theksuar se ndjejnë një shqetësim të jashtëzakonshëm për përjetimin e një ngjarjeje të tillë në vendin e tyre Kuhnke tha se “Kam telefonuar vetë personalisht kryetarin e Shoqatës Kulturore Islame Turke Setra, Orhan Karan nga ku është i lidhur edhe mesxhidi. I kam shprehur se qeveria jonë dhe kryeministri Stefan Löfven dënon sulmin dhe kanë një shqetësim të madh për këtë ngjarje.”

“Çdo kush që jeton dhe dëshiron të kryejë adhurimet e fesë që i përket këtij vendi është i lirë të kryejë adhurimet e tij. Nuk kanë vend në Suedi për ata që përpiqen të pengojnë këtë dhe që kryejnë sulme raciste. Ky sulm është një sulm i kryer kundër Suedisë. Si qeveri ne do të kryejmë të gjitha përpjekjet për të zbuluar autorët që ndodhen prapa këtij sulmi. Ne nuk dëshirojmë që këto sulme të tilla të ndodhin edhe njëherë në vendin tonë”, është shprehur Kuhnke.

Sulmuesit pasi kishin hyrë në mesxhidin e ndodhur në lagjen Bredeng kishin pikturuar kryqin nazist në muret dhe vendadhurimit dhe tentuan ta digjnin duke hedhur fishekzjarre. Gjithashtu edhe dy muaj më parë në derën e xhamisë Stockholm e cila është një prej xhamive më të vjetra dhe më të mëdha në kryeqytetin e vendit, ishte shkruar me bojë spray “Islami është një fe e së keqes.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit