29.4 C
Pristina
Monday, June 24, 2024

Qeveria reagon ndaj Gjergj Dedajt dhe djegies së flamurit turk në Kosovë

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj djegies së flamurit të Republikës së Turqisë në Kosovë, nga persona që dyshohen se janë simpatizues së ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

Përmes një reagimi për media, Qeveria e Kosovës ka rikthesuar qëndrimin e saj kundër deklarimeve fyese të Dedajt, si dhe ka dënuar aktin e djegies së flamurit turk.

“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë. Qeveria gjithashtu dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë”, thuhet në reagimin e qeverisë

Përmes komunikatës, Qeveria e Kosovës ka thënë se është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmonin dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësin e tyre etnike”, thuhet në njoftim.

Në një video, e cila po qarkullon në internet gjatë dy ditëve të fundit, shihen disa persona teksa ofendojnë dhe shajnë shtetin mik të Kosovës.

Madje, të njëjtit nuk kanë lënë pa ofenduar edhe presidentin turk, Rexhep Erdoganin.

“Kalle turkin e m..tit, poshtë Turqia, përkrahje Gjergj Dedajt …Kalle Erdoganin, kalle flakë”, dëgjohen teksa thonë personat që dyshohen se janë përkrahësit e Gjergj Dedajt.

https://www.facebook.com/kohaislame11/videos/2195144023840516/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit