Kryeministri puçist i Egjiptit, Hazem el-Beblawi, i cili mbështetet nga ushtria, ka paralajmëruar të hënën se kabineti i tij ka paraqitur dorëheqjen.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet e atjeshme, Beblawi nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë dorëheqje, transmeton REL.
Mirëpo korrespondentët e huaj thonë se kjo lëvizje mund t’i jetë pretekst për t’i hapur rrugën shefit të ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi që të lë postin e tij si ministër i mbrojtjes dhe të paraqet kandidaturën për president.
Zgjedhjet presidenciale në Egjipt zhvillohen në muajin prill.
Qeveria puçiste e Egjiptit po ashtu është kritikuar shpesh se ka dështuar që të përmirësojë ekonominë e vendit.
Mediet shtetërore raportojnë se presidenti puçist në detyrë i Egjiptit, Adly Mansour, i ka kërkuar Beblawit që të rri në post, përderisa të mos zgjidhet një kryeministër i ri nga junta ushtarake.
Qeveria puçiste e Beblawit është zgjedhur më 16 korrik, pak kohë pas përmbysjes së presidentit legjitim Muhammad Morsi nga ushtria.