-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Qeveria miraton Strategjinë pesëvjeçare për sundimin e ligjit

Më të lexuarat

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë tha para ekzekutivit të vendit se Strategjia për sundimin e ligjit është në përputhje me programin e Qeverisë.

Ajo gjatë prezantimit të strategjisë tha se kanë synim, si MD dhe Qeveri të kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Përmes kësaj strategjie, ministrja e Drejtësisë tha se synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion.

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe drafti i parë i planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Agjendës për reforma 2 (ERA2)./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit