0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qeveria mbyll kolegjin “Yahya Kemal”?

Më të lexuarat

Qeverian e Maqedonisë përkrah qeverëine e zgjedhur demokratike në Ankara dhe ka sjellu vendim në pajtueshmëri me legjislacionin tonë. Kështu është përgjigjur ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki në pyetjen e gazetarëve nëse është sjellë vendim për mbylljen e organizatave në Maqedoni për të cilat Turqia dyshon që janë të lidhura me Fetullah Gylenin. Qeveria as nuk e demanton dhe as nuk e konfirmon informaën se në seancën e fundit është sjell vendim për kufizimin e aktiviteteve të Gylenit dhe lidhjet e tij në vend. Pas puçit në Turqi, agjencia shtetërore informative Anadolli publikoi se ekziston rrjet i organizatave FETO të Fetullah Gylenit në të gjitha vendet ballkanike, mes të cilave edhe në Maqedoni. Në disa qytete në vend, sipas kësaj agjencie, ka kompani të arsimit, transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit që janë të lidhura me FETO-n. Sipas agjencisë të parët në listë janë shkollat fillore dhe të mesme Jahja Kemal në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë. Pastaj javorja ZAMAN Maqedoni si dhe organizata SEDEF e cila mban kurse në gjuhën turke. Mes kompanive në listën e zezë janë edhe agjencia turistike Bashak, kompanija për transport Reinboj dhe brendi i marketeve Evar që gjenden në Shkup. Jo zyrtarish mësohet se ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së kanë mbështetur kolegjin Jahja Kemal të Gylenit.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë se Maqedonia do të mbështes në mënyrë demokratike institucionet e zgjedhura në Turqi dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojmë me qeverinë e Turqisë në ndihmë të arritjeve të qëllimeve të tyre, por sigurisht në drejtim të interesave tona”, deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit