5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Qeveria insiston se në veri s’ka krizë për ushqim, “Vuçiqi po bën propagandë”

Më të lexuarat

Krizë fiktive dhe propagandë të shtetit serb, i ka quajtur deklarimet e zyrtarëve të Serbisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, se në veri të vendit ka mungesë të ushqimit për qytetarët.

Endrit Shala thotë se askush nuk po ballafaqohet me mungesë të tillë dhe kjo situatë është zgjidhur, pasi javë më parë kishte urdhër nga strukturat serbe që të mbyllen pikat shitëse në komunat veriore.

Shala është i bindur se Policia e Kosovës dhe Dogana, po kryejnë punën e vet si duhet, ndaj ka përjashtuar mundësinë se ka kontrabandë në veri.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se javëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i kontrabandimit me mallra dhe se situata është e qetë.

Kështu thonë edhe në Doganën e Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim thuhet se nuk është vërejtur ndonjë rritje e importit nga Serbia apo rritje e kontrabandës dhe se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja, nga nëntori ka shënuar rënie drastike.

“Mesatarja ditore e importeve nga Serbia është rreth 10 dërgesa, ku një pjesë prej tyre janë ndihma humanitare e disa janë dërgesa komerciale të cilat i nënshtrohen taksës prej 100%. Derisa, vlera e përgjithshme e importeve nga Serbia ka arritur në 3.3 milionë euro”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Zyra për informim e Doganës.

Para dy javësh, të gjitha bizneset në komunat veriore të Kosovës janë mbyllur në shenjë proteste ndaj taksës që ka vendosur Kosova për mallrat serbe, por ato u rihapën pas disa ditë bojkoti.

Pas kësaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën në vjeshtë./KTV

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit