2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria e Kosovës vlerëson angazhimin e KFOR-it

Më të lexuarat

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë nga afër dhe me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Qeveria vlerëson lartë angazhimin e forcave të KFOR-it për heqjen e barrikadave në fshatin Rudar, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Largimi i barrikadave dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për qytetarët. Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe t’i ndihmojnë forcat paqeruajtëse në përmbushjen e mandatit të tyre për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale është në interes të të gjithëve, e më së shumti në interes të vet qytetarëve që jetojnë në veri të vendit. Prandaj, heqja e barrikadave në rrugë nënkupton edhe heqjen e frikës tek qytetaret atje, dhe mundësinë për një jetë normale.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit