11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Skandaloze, prifti vret veten me mbidozë viagre

Më të lexuarat

Një prift 47-vjeçar në Britaninë e Madhe fitoi faqet e para të gazetave me aktin final të jetës së tij, vetvrasjen, të arritur në mënyrë krejt të pazakontë, nëpërmjet marrjes së një mbidoze të madhe viagre.

Martin Rowe u gjet i vdekur në dhomën e tij në një famulli në Sauthempton, i veshur me veladonin e tij të shenjtë, pasi mungoi në mënyrë të pashpjegueshme në meshën e së dielës.

Personat e parë që gjetën trupin u befasuan nga fakti se pavarësisht vdekjes, i ndjeri kishte disa “shenja” të pazakonta në trup për një njeri të pajete.

Analizat toksikologjike treguan më pas se në mënyrë që t’i jepte fund jetës, prifti kishte konsumuar dhjetëra tableta viagre, të cilat më pas i shkaktuan një bllokim të zemrës.

Një ilaç i përdorur gjerësisht për problemet e seksualitetit mashkullor, viagra jepet me recetë nga mjeku, i cili duhet të vlerësojë më parë gjendjen kardiologjike të pacientit, pasi është provuar se efekti i mjekimit mund të provokojë probleme në zemër e deri në infarkt, tek personat që kanë që më parë probleme./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit