0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Qeveria e Kosovës ndan 550,000€ për Qendrën Hebraike për ekspozimin e historisë hebreje, e Kosova nuk ka qendër për ekspozimin e historisë së vet

Më të lexuarat

Punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebraike kanë filluar. Vlera e projektit që financohet nga MKRS-ja për restaurimin e kësaj ndërtese është afro 550 mijë euro.

Diplomatë nga Izraeli dhe shtetet e tjera, sikurse edhe zyrtarë të institucioneve vendore të dielën kanë vlerësuar këtë moment, duke theksuar se në këtë mënyrë konfirmohet edhe një herë miqësia e kamotshme e shqiptarëve dhe e hebrenjve. Sipas tyre, kjo qendër do të vihet në shërbim të komunitetit hebraik, por edhe të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. Në të krahas sinagogës do të ketë hapësirë muzeale, galeri, bibliotekë e hapësira të tjera përcjellëse.

Analisti Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se një qendër të tillë duhej Qeveria ta bënte fillimisht për Kosovën, ngase vet shteti i Kosovës nuk ka një institucion të tillë, më pas ka përmendur se Kosova ka një buxhet të varfër dhe këtë qendër për hebrenjtë dhe qendrën e Kosovës për ekspozimin e historisë së saj duhej t’i financonte shteti i Izraelit.

Postimi i plotë:

Duke e lexu Raportin e Progresit mësova se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i paska nda 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e cila do të shërbejë për të organizu ekspozita për historinë e hebrejve.
Pa diskutim, na duhet një qendër e tillë, por fillimisht na duhet një qendër e tillë për historinë tonë. Për më tej, Kosova është shtet tejet i varfër, prandaj financimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e qe besa edhe të Qendrës Kulturore të Kosovës, do të duhej ta bënte shteti i pasur i Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit