1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Türkiye

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës së Türkiye-s për mijëra jetët e humbura tragjikisht në tërmetin shkatërrues

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 500 mijë euro ndihma për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i shkurtit të këtij viti që goditi Türkiye-n, raporton Anadolu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Qeverisë tha se Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës së Türkiye-s për mijëra jetët e humbura tragjikisht në tërmetin shkatërrues.

“Ne rikonfirmojmë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë të parezervë dhe për këtë propozojmë ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 500 mijë euro për mbështetje financiare për familjet e prekura nga tërmeti në Türkiye”, tha Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit