13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Qeveria e Kosovës ndan 100 euro shtesë për pensionistët për muajin nëntor

Më të lexuarat

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim të ndahen nga 100 euro shtesë për pensionistët, për muajin nëntor. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli gjatë mbledhjes për këtë vendim.

“Pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan mjete për përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor 2021,. Për pagesë shtesë në vlerë të mbështetjes financiare në vlerë prej 100 euro”, tha Kurti

Ministri i Financave, Hekura Murati, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë 300 mijë familje. “Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove për t’u ndalë në ndihmë përfituesve të skemave pensionale. Nga kjo masë do të përfitojnë 300 mijë familje. Me këtë mbështetje prej 100 euro jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara sesa ne”, u shpreh ai ndër të tjera.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e makinave pa paguar tatimin në pronë. /Abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit