2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj një familjeje në Medvegjë, Bislimi: Serbia të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve

Më të lexuarat

Ditë më parë familja Muharremi nga Medvegja ka njoftuar se në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera.

Rastin e kanë bërë të ditur se kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

E lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në X thekson se Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

“Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shkruan Bislimi.

Për kërcënimin në fjalë ka folur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera”.

Ai për këtë veprim të ekstremistëve serb e ka vënë në dije edhe Ambasadën e Shqipërisë dhe OSBE-në.

“Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka reaguar, gjersa kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht në Luginën e Preshevës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit