-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qeveria e Gjermanisë ua vazhdon mandatin ushtarëve në Kosovë

Më të lexuarat

Qeveria e Gjermanisë, sot ka marrë vendimin për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, pa ndryshuar “kufirin e epërm” të numrit të ushtarëve, ndërkoq që Bundestagu zgjatjen e mandatit të Bundesverit në Kosovë do ta shqyrtojë në mbledhjen e 7 qershorit.

“Ushtarët gjermanë, burra dhe gra, nëpërmjet këtij angazhimi në kuadër të KFOR-it, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për stabilizimin e rajonit në tërësi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë gjermane, duke shtuar se situata në Kosovë “në themel është e qetë dhe stabile”, por , megjithatë, “potenciali mbetet i lartë” për eskalim.

Në komunikatë theksohet se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , më 19 prill të këtij viti, është arritur marrëveshja, mirëpo, siç theksohet, “një pjesë e serbëve të Kosovës” në veri e kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe kështu situata edhe më tutje mbetet e nderë.

Sipas Qeverisë gjermane, prezenca e KFOR-it është e nevojshme përderisa organet e sigurimit të Kosovës nuk do të jenë në gjendje që të sigurojnë sigurinë në masën e njëjtë për të gjitha grupet etnike.

Gjermania në Kosovë ka numrin më të madhë të ushtarëve, ndërsa edhe komandanti i KFOR-it është gjermani Volker Halbauer, thuhet në kumtesë. Në Kosovë gjenden aktualisht 830 ushtarë gjermanë, ndërsa “kufiri i epërm” siç thuhet në komunikatë, mbetet edhe më tutje 1850 ushtarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit