1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Qengjëzohet Vuçiç, por nuk lë sajesat e gënjeshtra

Më të lexuarat

Presidenti serb: Hetim ngjarjeve në Banjskë, Radoiçiç në Prokurori

Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në të shtënat në manastirin në veri të Kosovës, për të cilat Kosova fajëson Beogradin, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç për Reuters, duke mohuar çdo përfshirje të autoriteteve të vendit në ngjarjene e rëndë.

Ai tha se Serbia e dënon vrasjen e policit dhe shtoi se do të “fillojnë procedurat para organeve kompetente gjyqësore” dhe do të hetojnë të dyshuarit, pasi një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe tre serbë u vranë të dielën pranë manastirit të Banjskës.

“Cilat janë krimet e dyshuara, kjo është pyetje e prokurorit”, tha Vuçiç dhe akuzoi policinë e Kosovës se ka vrarë njërin prej serbëve me një plumb në kokë “nga një distancë prej një metri”, pasi ai u dorëzua, duke e përshkruar atë si “ekzekutim”.

Vuçiç mohoi akuzat e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se Beogradi ka nxitur dhunë, duke thënë se Serbia nuk do të përfitonte prej saj sepse do të rrezikonte pozicionin e saj në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja me Kosovën.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? A do ta shkatërrojmë këtë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha gjithashtu se Milan Radoiçiç, një nga politikanët më të lartë serbë nga Kosova, i cili, sipas autoriteteve kosovare, ishte i pranishëm në të shtënat, “do të thirret nga prokurori”.

Vuçiç më pas vijoi me refrenin e gënjeshtërt, pa asnjë fakt, duke akuzuar kryeministrin Kurti se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova dhe se po pengon zgjidhjen e kompromisit të nevojshme për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ai është ai që çoi në të gjitha këto”, tha Vuçiç dhe shtoi se refuzimi i Kurtit për të formuar një komunitet të komunave serbe nxiti tensione që çuan në dhunë në Banjska. Por aty veproi krimi dhe jo populli. Popullata serbe, siç po shihet, po qëndron larg krimit serb.

“Për ne, pozita në Kosovë është padyshim e tmerrshme, por ne duhet të qëndrojmë pranë popullit tonë dhe të përpiqemi të ruajmë paqen. Zgjidhja është gjithmonë në dialog”, ka përfunduar presidenti i Serbisë, duke u mëshua gënjestrave të trashë që janë karakteristike e tij me mite të sajuara siç ky që populli serb në Kosovë po vuan nga Albin Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit